Të dëshpëruar që humbën nga Bideni, majtistët demokratë hakmerren ndaj Eliot Engelit

Të dëshpëruar që panë fitoren t’iu rrëshqiste nga duart në garën për nominimin e kandidatit për president nga Partia Demokrate, progresivët tashmë kanë nisur një tjetër garë. Rrëzimin e kongresmenit Eliot Engel – që njihet edhe si një aleat i madh i Kosovës në ShBA. Përgjatë gjithë vendit, ata po kanalizojnë dëshpërimin e tyre, po […]
Përgjatë gjithë vendit, ata po kanalizojnë dëshpërimin e tyre, po nxjerrin vullneatarët dhe po bëjnë thirrje për donacione për sfiduesin e Engelit, Jamaal Bowmanin.
Bernie Sanders, Elizabeth Warren dhe Alexandria Ocasio-Cortez, të cilët nuk kanë mbështetur sfiduesit në garat preliminare të Demokratëve më parë, janë bërë me Bowmanin dhe kundër Engelit, shkruan Politico, përkthen Periskopi.
Edhe dy grupe të mëdha të majta, Demokratët për Drejtësi dhe Partia e Familjeve Punëtore, kanë njoftuar se do të shpenzonin më shumë se gjysmë milioni dollarë për ta zgjedhur Bowmanin.
Megjithatë, edhe Engel ka marrë mbështetje të fuqishme nga Hillary Clinton, Nancy Belosi dhe Chuck Schumer.
Gara për distriktin e 16 të Nju Jorkut tashmë është bërë më mediatikja në nivel kombëtar pas përplasjeve mes titanëve të Partisë Demokrate për të.
Por, humbjen eventuale të Engelit e kanë ndihmuar edhe gafat e tij katastrofale. Në një xhirim të publikuar nga një televizion lokal ai dëgjohet duke thënë se “nuk do t’i bënte për protestuesit (kundër racizmit brutal policor) nëse nuk do t’i kishte zgjedhjet”. Ndërkohë, ai është kritikuar edhe se ka qëndruar larg distriktit që e ka përfaqësuar gjatë kohës së pandemisë.
Zgjedhjet mbahen më 23 qershor. /Periskopi












