Tahiri: Prej një kryeministri arrogant në uzurpim e keqqeverisje, në një kryeministër të pafuqishëm

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas votimit të Qeverisë Hoti. Tahiri ka thënë se Qeveria Hoti nuk është e aftë për t’u bërë ballë sfidave që e presin Kosovën. “Pas shkarkimit të Qeverisë së Stagnimit, sot u votua Qeveria e Status Quo-së.  Rrethanat e pandemisë që mundësuan […]

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas votimit të Qeverisë Hoti.

Tahiri ka thënë se Qeveria Hoti nuk është e aftë për t’u bërë ballë sfidave që e presin Kosovën.

“Pas shkarkimit të Qeverisë së Stagnimit, sot u votua Qeveria e Status Quo-së.  Rrethanat e pandemisë që mundësuan devalvimin e institucioneve nga Albin Kurti, sot po e mundësojnë zgjatjen e këtij devalvimi nga LDK. Nga një Qeveri e integruar nën urdhrat e një njeriu arbitrar, në një Qeveri të dezintegruar nën urdhrat e hisedarëve të saj. Prej një kryeministri arrogant në uzurpim e keqqeverisje, në një kryeministër të pafuqishëm. Kjo Qeveri nuk është e aftë për t’u bërë ballë sfidave që e presin Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook.

Deputeti ka shtuar më tej se qytetarët meritojnë zotimin për demokraci, zhvillim e barazi dhe se PDK po punon për këtë.

“Gjithsesi, PDK do jetë opozitë përballë kësaj Status Quo-je, siç ishte opozitë përballë rënies së demokracisë nën diktatin e Albin Kurtit. Qytetarët meritojnë zotimin tonë për demokraci, zhvillim e barazi. Partia Demokratike e Kosovës po punon dhe do të punojë për ta bërë këtë të mundur sa më parë”.

Ndryshe, me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim sot në Kuvendin e Kosovës është votuar Qeveria Hoti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?