Sveçla paralajmëron dështim të votimit për Qeverinë Hoti

Sveçla paralajmëron dështim të votimit për Qeverinë Hoti

Xhelal Sveçla, ushtrues i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme në detyrë, ka thënë se ka shumë gjasa që votimi i nesërm për Qeverinë e Kosovës të dështojë. Ai thotë se te kjo mund të vijë për mungesë të numrave. Sveçla ka thënë se edhe puna për Qeverinë e re është komedi e llojit […]

Sveçla ka thënë se edhe puna për Qeverinë e re është komedi e llojit të vet.

“Më bëri të buzëqesh deklarata e kryetarit të LDK-së, që tha se e kemi ndërmend edhe kësaj radhe të sakrifikojmë për Kosovën. Deklaratë qesharake dhe bajate. Nuk është kurrfarë sakrifice që i dymbëdhjeti për nga votat, të pretendojë të bëhet kryeministër dhe një estabilishment i tërë, i udhëhequr nga presidenti i vendit, t’i shërbejë këtij qëllimi. Ka shumë probleme legjitime e edhe me legjitimitet kjo qasje. Së pari qeverinë që e rrëzuan me mocion, ishte qeveri e cila nuk ishte peng i Listës Srpska. Ministrat e Listës Srpska ishin për shkak të kërkesave të Kushtetutës qe këta e kishin miratuar. Ne kundërshtonim edhe këtë pikë në Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Sveçla në KTV.

Sipas tij Qeveria në largim ka plotësuar një formalitet të nevojshëm, por se në asnjë moment vendimet e Qeverisë Kurti nuk ishin subjekt i shantazhit të Listës Srpska, përkatësisht Beogradit.

“Numrat në kuvend ishin të mjaftueshëm që kërkesat ilegjitime të Listës Srpska të mos pranohen. Nesër do të tentojnë të votojnë qeverie te re, qe edhe me Lista Srpska nuk i ka numrat e sigurt. Ka shumë gjasa që votimi të dështoj për shkak të mungesës së numrave. Shumë deputet të ndërgjegjshëm kanë hezitimet e drejta se çka të bëjnë nesër. Por nëse këta së bashku kanë numrat e dyshimtë, çfarë të themi pa Lista Srpska. Kjo qeverisje, besoj jashtëzakonisht e shkurtër, do të jetë subjekt i shantazhit të Serbisë, në vazhdimësi. Realisht Serbia prapë këmbëkryq do të ulet në Qeverinë e Kosovës”, ka theksuar Sveçla.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?