Sveçla flet për herë të parë për kasafortën me dokumente konfidenciale që u la e hapur në MPB

Sveçla flet për herë të parë për kasafortën me dokumente konfidenciale që u la e hapur në MPB

Ish- ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur sonte për herë të parë për hapjen e kasafortës me dokumente konfidenciale në zyrën e ministrit të Punëve të Brendshme. “Me përgjegjësi të plotë them se të dy kasafortat janë dorëzuar të mbyllura sekretares permanente  nga shefi i kabinetit tim dhe […]

“Me përgjegjësi të plotë them se të dy kasafortat janë dorëzuar të mbyllura sekretares permanente  nga shefi i kabinetit tim dhe nga njëri nga këshilltarët.  Çelësat e në zarf të mbyllur  janë dorëzuar sekretares”, tha ai në T7.

Ai tha se kjo është një fushatë kundër tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Fushata kundër meje dhe VV po vazhdon përkundër që nuk jemi në pushte. Kjo është në kuadër të shpifjeve herë nga Hashim Thaçi e herë nga Agim Veliu. Sulme që nuk kanë të bëjnë asgjë me të vërtetën. Unë nuk jam kam dorëzuar detyrën sikurse ai mua kur është shkarkuar. Ka qenë vendim publik”, tha ai.

Reporteri.net të hënën raportoi se si kasaforta me dokumente të klasifikuara shtetërore që mbajnë vulën e konfidencialitetit dhe të cilat lidhen direkt me sigurinë kombëtare u la e hapur në zyrën e ish-u.d. të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, aty ku duhej të ishin nën dry. Për shkak të rëndësisë së këtyre dokumenteve konfidenciale, vetëm persona të caktuar do të duhej të kenë qasje në to, e për më tepër publikimi i përmbajtjes së tyre pa u deklasifikuar është vepër e penale e dënueshme me burgim.

Kasaforta u gjet e hapur më 4 qershor 2020, kur Agim Veliu u kthye në këtë zyrë, pas ndryshimit të Qeverisë, për të pasuar Xhelal Sveçlen, që deri atë ditë ushtroi detyrën e Ministrit të MPB-së. Përveç se u lanë të hapura këto dokumente të rëndësishme dhe konfidenciale për sigurinë e shtetit u gjeten edhe të pa sistemuara mirë. Me ligj parashihen sanksione penale jo vetëm për ata që e nxjerrin por edhe ata që nuk e mbrojnë rrjedhjen e këtyre dokumenteve në publik.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?