Sulm fizik në kohën dhe vendin ku presidenti mbante konferencë: Raportohet për një të arrestuar

Nga Kuvendi i Kosovës vijnë informacione për një incident që raportohet të ketë ndodhur pikërisht në oborrin e saj, dhe pikërisht gjatë kohës sa po mbahej konferenca për media e presidentit të vendit, Hashim Thaçit. Persona të paidentifikuar raportohet se kanë provuar të futen në oborrin e Kuvendit ku po mbahej konferenca për media e […]
Persona të paidentifikuar raportohet se kanë provuar të futen në oborrin e Kuvendit ku po mbahej konferenca për media e presidentit, madje njëri prej tyre duke brohoritur parulla politike.
Në pamjet televizive paraqitet një person i cili denoncon sjelljet e policisë së Kosovës duke thënë që është sulmuar një shok i tij me emrin Veron, pasi kishte shprehur mendimin e tij, shkruan Periskopi.
Ky person – sipas këtij personi – ishte arrestuar e madje edhe rrahur nga ana e policisë. /Periskopi












