Specialja pritet t’i ngritë mbi 100 aktakuza – Zhvillime dramatike mund të ndodhin pas pandemisë

Specialja pritet t’i ngritë mbi 100 aktakuza – Zhvillime dramatike mund të ndodhin pas pandemisë

Ndonëse deri më tani janë ngritur vetëm tri aktakuza ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Prokurorisë në Hagë, ky numër mund të shkojë deri në mbi 100. Situata me pandeminë COVID-19, ka ndikuar që edhe Gjykata Speciale të ulë intensitetin e punës së saj. Mirëpo, deri më tani në Dhomat e Specializuara […]

Ndonëse deri më tani janë ngritur vetëm tri aktakuza ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Prokurorisë në Hagë, ky numër mund të shkojë deri në mbi 100.

Situata me pandeminë COVID-19, ka ndikuar që edhe Gjykata Speciale të ulë intensitetin e punës së saj.

Mirëpo, deri më tani në Dhomat e Specializuara janë deponuar tri aktakuza, dy në muajin shkurt dhe tjetra në muajin prill të këtij viti.

Nasim Haradinaj, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë për lajmi.net, se kohëve të fundit nuk ka pasur ndonjë ftesë të re.

“Deri më tani nuk e dimë që ka ardhur ndonjë ftesë. As nuk po presim sepse s’ka arsye me pas ftesë edhe ato që i kanë çua i kanë çua kot. Kështu që për ne janë të panevojshme. Ne nuk kemi ndonjë informatë. Neve na informojnë vetë klientët, ata që duan të na informojnë, kështu që ne nuk e kemi ndonjë lidhje me ata”, tregoi Haradinaj për lajmi.net.

Sa i përket numrit të përgjithshëm të ftesave që kanë ardhur në Kosovë, Haradinaj thotë se janë rreth 250 sosh.

Ai shton se OVL e UÇK-së nuk kanë asnjë lloj komunikimi me zyrtarët e Speciales.

“I kanë përzier në të gjitha zonat dhe rreth 250 aty diku munden me qenë. Rreth 250 janë, por mbi 200 janë gjithqysh sepse te ne janë 170 ose 180 të konfirmuara me gojë klientët që na kanë treguar vetë, ndërkaq tjerat i kemi marrë përmes medieve. Nuk kemi ne ndonjë lajm që e mbajmë konfidencial apo diçka, përpos vetëm nëse duan të na tregojnë vetë klientët që i thirr Gjykata Speciale. Ne nuk merakosemi fort edhe nëse nuk na thirrin kurrë, veç mirë na vjen. Nuk ka ndonjë zhvillim të ri, përveç raportimeve që janë bërë deri më tani që janë duke u përgatitur aktakuzat, po ju referohem gjithmonë raportimeve në medie”, theksoi Haradinaj.

Në anën tjetër, avokati i licencuar nga Gjykata Speciale, Teki Bokshi, ka thënë për lajmi.net, se për shkak të pandemisë me COVID-19, edhe Gjykata Speciale e ka ndaluar tempon e punës.

Ai thotë se pas përfundimit të kësaj situate të krijuar nga koronavirusi, edhe Gjykata Speciale do t’i rikthehet punës dhe se vala e “nxehtë” e punës së saj mund të jetë pas përfundimit të pandemisë.

“Me të thënë të drejtën Gjykata Speciale e ka ndaluar tempon për shkak të koronavirusit sepse ata së paku ne nuk kemi ndonjë informacion të dorës së parë se deri ku ka ardhur puna. Është pritur me u vërshua ato, por sigurisht çështja e koronavirusit e ka ndalë këtë punë. Ma merr mendja që tash duhet të fillohet puna”, tha Bokshi.

Sipas avokatit Teki Bokshi, fillimisht është përfolur se mund të jenë rreth 200 aktakuza mirëpo, ai thotë për lajmi.net se mbi 100 mund të jenë.

“Nuk pritet edhe shumë të ketë aktakuza ndonjë numër të madh. Fillimisht është folur përreth 100 ose 200. Mbi 100 aktakuza munden me qenë. Sigurisht sa të përfundojë kjo situatë me koronavirusin edhe Gjykata Speciale do t’i rikthehet punës sepse nëpër gjithë botën janë pezulluar gjërat edhe gjykatat tona e kanë ndaluar proceset dhe i kanë ngadalësuar”, theksoi Bokshi.

Ndryshe, më 3 gusht të vitit 2015, me 82 vota për, 5 kundër dhe një abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan ndryshimet kushtetuese të cilat e mundësuan themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?