SKANDAL: Live në emision tregohet vjedhja e dosjeve dhe IT-ve nga këshilltari i Rozeta Hajdarit në ministri

Në Ministrinë e Tregtisë, të ashtuquajtur në qeverinë Kurti si MEPTINS, janë marrur dosje e çka jo tjetër, edhe IT e kamerave, nga këshilltari i ish-ministres Rozeta Hajdari, Fatbon Bunjaku, në mënyrë që të kenë qasje në softver të ministrisë, kështu tha gazetari Ermal Panduri, ku lexoi një sms të ardhur nga shikuesit. Ky sms […]
Ky sms është shoqëruar edhe me foto nga vendi i ngjarjes ku shihet duke bartur dosje.
E tërë kjo gjë po bëhet nga ana e VV’ja në mënyrë që ti përdorin këto dosja për të sulmuar kundërshtarët e tyre politik, përcjell Periskopi
“Jo veç dosje që kanë marrë siç thonë mediat por shembull në ministrinë MEPTINS për veç që kanë marrur dosje dhe janë zënë duke marrur dosje , ka deklarata zyrtare të stafit se janë marrur nga këshilltari i ministres Fatbon Bunjaku, ai i ka marrur edhe IT e kamerave dhe ka qasje nëpër të softver të ministrisë”, ishte një mesazh që e lexoi Ermal Panduri në Debat Plus.
Ndërkaq ndaj kësaj Haki Abazi tha se nuk është në dijeni për këtë, dhe se këtë e arsyetoi se të gjithë dokumentacionet janë të qasshme/ Periskopi













