Shqipëria, ‘Kina e Evropës’: Tregtia “jashtë kontrollit” e kafshëve të egra rrezikon botën nga sëmundje si koronavirusi

Shqipëria, ‘Kina e Evropës’: Tregtia “jashtë kontrollit” e kafshëve të egra rrezikon botën nga sëmundje si koronavirusi

Mediumi prestigjioz britanik The Independent ka raportuar ekskluzivisht dje mbi tregtinë e paligjshme dhe të rrezikshme të kafshëve në Shqipëri – një gjë që rrezikon të përhapë sëmundje zoonotike si koronavirusët. Në këto raportime janë evidentuar gjëra absolutisht tmerruese. Prej arinjve e deri te majmunët e dhelprat e ujqit shiten ilegalisht madje online në faqet […]

Në këto raportime janë evidentuar gjëra absolutisht tmerruese. Prej arinjve e deri te majmunët e dhelprat e ujqit shiten ilegalisht madje online në faqet shqiptare të internetit.

Madje, një restorant në Shqipëri servonte edhe mish ariu – duke u bërë kështu i vetmi në Evropë që e bënte një gjë të tillë, përcjell Periskopi.

Blerësit në këtë tregti të rrezikshme e ilegale ishin pronarët e hoteleve dhe restoranteve që i mbanin kafshët për t’i tërhequr turistët, por edhe individët e caktuar që i donin këto kafshë për interesa të caktuara.

Madje, shqiptarët shisnin e blinin edhe shqiponja – simboli kombëtar i Shqipërisë – me blerësit që i vendosnin ato si trofe në vende publike.

Gjuetia e specieve të mbrojtura, mbajtja e tyre gjallë apo edhe shitja e tyre në Shqipëri është e ndaluar për shkak të rënies drastike të gjallesave vendore që ekzistonin në këtë vend.

Ushqimi i arinjve më herët është servuar vetëm në vende të caktuara aziatike. Ky mish mund të nxis sëmundje të shkaktuara nga parazitët, me simptoma që përfshijnë diarrenë, ethet dhe halucinacionet.

Në vitet ’90 – shkruan The Independent – në Shqipëri ishin rreth 200 lloje të shqiponjave. Sot, numri i tyre është përgjysmuar.

Sot ndërkohë është publikuar një raport nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) që tregonte se pandemia ishte shkaktuar nga shkatërrimi i natyrës nga aktiviteti njerëzor dhe veçanërisht nga tregtia e paligjshme e kafshëve të egra./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?