Shpejton Bulliqi: Harron Çakorrin, i fyen për pamje të jashtme ministrat e Qeverisë Hoti

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka sulmuar Qeverinë Hoti për lejimin e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës. Ai pyet qeverinë që nëse nuk kanë arritur t’i ndalojnë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, se paku a kishin mundur që këtë llogo të këtij krimineli, në të cilën Kosova […]
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka sulmuar Qeverinë Hoti për lejimin e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës.
Ai pyet qeverinë që nëse nuk kanë arritur t’i ndalojnë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, se paku a kishin mundur që këtë llogo të këtij krimineli, në të cilën Kosova është nën Serbi, ta ndalojnë të shfaqet anë e kënd Kosovës.
Bulliqi ka kohë që nuk ka folur për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi për të cilën edhe ishte bërë i famshëm. Në fakt, kolegu i tij Florim Isufi kishte dhënë dorëheqje nga komisioni shtetëror për korrigjimin e demarkacionit, duke i vendosur e më pas fshirë edeh inicialet e kryetarit Shpejtim Bulliqi.
Kjo kishte ndodhur gjatë Qeverisë Kurti.
Në reagimin e sotëm, Bulliqi në mënyrë të papranueshme ka fyer me pamje të jashtme ministrat e Qeverisë Hoti.
Postimi i plotë:
Shtrohet pyetja për këtë qeverinë “Koti” me mandat të grabitur, e me këta ministra kallushana me nga një krah mustaqe, nëse nuk kanë arritur t’i ndalojnë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, se paku a kishin mundur që këtë llogo të këtij krimineli, në të cilën Kosova është nën Serbi, ta ndalojnë të shfaqet anë e kënd Kosovës….!












