Shkencëtarët thonë se ekzistojnë 36 civilizime aliene me të cilat mund të kontaktojmë

Sipas kalkulimeve të reja nga shkencëtarët mund të jenë mbi 30 civilizime inteligjente në galaksinë tonë të afta që të komunikojnë me të tjerët. Ekspertët thonë se puna që kanë bërë jo vetëm ofron goxha informacione mbi shansën e jetës prëtej Tokës por po ashtu hedh dritë mbi të ardhmen tonë dhe të vendit që […]
Ekspertët thonë se puna që kanë bërë jo vetëm ofron goxha informacione mbi shansën e jetës prëtej Tokës por po ashtu hedh dritë mbi të ardhmen tonë dhe të vendit që zëmë në kozmos.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme dhe eksituese sepse për herë të parë kemi një matje të numrit të civilizimeve inteligjente, komunikuese me të cilat potencialisht mund të kontaktojmë dhe të zbulojmë se ka jetë në univers – një gjë që ka qenë pyetje pa përgjigjje qe mijëra vjet,” tha Christopher Conselice, profesor i astrofizikës në Universitetin e Nottinghamit, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Në vitin 1961, astronomi Frank Drake propozoi atë që njihet edhe si Ekuacioni Drake, duke i vendosur shtatë faktorë që duheshin përcaktuar për të matur numrin e civilizimeve inteligjente në galaksi.
Këta faktorë varionin nga numri mesatar i yjeve e deri te koha kur një civilizimi i duhej që të dërgonte sinjale të detektueshme.
Profesori Conselice shtoi se, megjithëse ende teori spekulative, besonte që jeta jashtë-tokësore mund të kishte ngjashmëri me paraqitjen e jetës në Tokë. “Ne nuk do të ishim super të shokuar nëse do t’i shihnim ata,” tha ai. /Periskopi












