Shkatërrohet karriera politike e Eliot Engelit: Miku i shqiptarëve bën skandal të pabesueshëm në ShBA

Shkatërrohet karriera politike e Eliot Engelit: Miku i shqiptarëve bën skandal të pabesueshëm në ShBA

Miku i shqiptarëve në ShBA, kongresmeni Eliot Engel, është përfshirë në një tjetër skandal gjatë ditës së djeshme kur u dëgjua derisa fliste me mikorofonin që e kishte harruar të ndezur e duke thënë gjëra që do t’ia rrënojnë pashmangshëm popullaritetin. Ai po thoshte me mikrofonin ndezur se donte vëmendje mediale në një event lokal […]

Ai po thoshte me mikrofonin ndezur se donte vëmendje mediale në një event lokal për protestat në ShBA ndaj brutalitetit policor vetëm për shkak të kërcënimit që i vinte në zgjedhje.

“Nëse nuk do të ishin zgjedhjet preliminare, s’do të më bënte,” i tha demokrati nga New Yorku, Ruben Diaz Jr, pasi po i kërkonte kohë që të fliste në një konferencë mbi vandalizmin lokal, shkruan Politico, përkthen Periskopi.

Këto komente – për të cilat Engel nuk e dinte se po regjistroheshin në stacionin televiziv lokal – shpejt u bënë virale. Klipi 12 sekondësh ishte parë më shumë se 700 mijë herë deri në natën e mbrëmshme.

Në një deklaratë të lëshuar më vonë, Engel tha se donte të fliste pasi “i bënte shumë për atë që po ndodhte në vend.”

“Në kontekstin e garimit për ri-zgjedhje, mendova se ishte e rëndësishme për njerëzit që ta dinin se ku po qëndroja, ja pse iu kërkova që të flisja,” tha Engel.

Por, këto komente nuk pritet që të qetësojnë pakënaqësitë e mëdha për deklaratat e Engelit, që natyrshëm mund t’ia rrënojnë shpejt karrierën politike.

Engeli e ka përfaqësuar New Yorkun në Kongres që nga viti 1988.

Kongresmeni i afërt me shqiptarët ka qenë nën kritika të mëdha edhe javët e kaluara pasi një raport kishte zbuluar se nuk kishte qenë fare në distriktin e tij të New Yorkut që nga fundi i muajit mars – pavarësisht se ky vend po shkatërrohej nga koronavirusi. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?