Sejdiu: Largimi i Osmanit veprim i ngutshëm

Sejdiu: Largimi i Osmanit veprim i ngutshëm

Ish-Kryetari i LDK’së, Fatmir Sejdiu, ka dalë kundër largimit të Vjosa Osmanit nga dy funksionet partiake në parti. Ka thënë se një vendim i tillë është i papranueshëm. “Ky veprim, absolutisht nuk është në interesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe si i tillë është i ngutshëm, i dëmshëm dhe i papranueshëm”, ka shkruar Sejdiu, […]

Ish-Kryetari i LDK’së, Fatmir Sejdiu, ka dalë kundër largimit të Vjosa Osmanit nga dy funksionet partiake në parti. Ka thënë se një vendim i tillë është i papranueshëm.

“Ky veprim, absolutisht nuk është në interesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe si i tillë është i ngutshëm, i dëmshëm dhe i papranueshëm”, ka shkruar Sejdiu, në një reagim për Express. .

“Kush voton për shkarkimin e Vjosës do t’i shoh shpejtë pasojat”

Fatmir Sejdiu kishte futur në politikën e pasluftës Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin duke i marrë afër vetes edhe në Zyrën e Presidentit si këshilltarë.

Mirëpo, Sejdiu po i cilëson si të dëmshme vendimet e Mustafës që pa debat të përjashtohen njerëzit nga funksionet partiake.

“Tash e sa kohë, vendimmarrja në LDK për cështje shumë të rëndësishme është zëvendësuar me aplikimin e metodave të papranueshmë nëpërmjet të të cilave iket nga debati tepër i nevojshëm për cështjet e rëndësishme. Kjo metodë, së fundi, mbulohet me  gjoja arsyetimin për shkak të rrethanave të pandemisë. Por, pavarësisht këtyre rrethanave me të cilat mëtohet të mbulohet ikja nga debati, strukturat e LDK-së dhe në këtë rast Këshilli i Përgjithshëm (përbërja e të cilit nuk është bërë publike), gjithmonë dhe në cdo kohë ka  mundësinë që të mbledhet dhe të debatojë për cështje të rëndësissë së vecantë.  Është evidente se me këtë qasje praktikisht Isa Mustafa po i thellon mospajtimet në LDK. Duke pasur parasysh momentin në të cilin gjendemi, largimi nga këto pozita i zonjës Vjosa Osmani i shpërfaqë  gjithë makinacionet paraelektorale të vitit të kaluar që në fakt dalin se kanë qenë veprime mashtruese për elektoratin”, ka shtuar Sejdiu.

Ish-Kryetari i LDK’së ka pasur edhe ankesa lidhur me mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së pjesë e të cilit është dhe që s’është ftuar asnjëherë.

“Në rrethanat në të cilat gjendet sot LDK dhe në lidhje me temat e mëdha që ka para vetes Kosova, absolutisht është e nevojshme që të thirret jo vetëm mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, por Kuvendi i LDK-së. Së fundi, dua të theksoj se sikur për shumicën e “mbledhjeve” të deritashme të Këshillit të Përgjithshëm, nga viti i kaluar, as kësaj here nuk jam ftuar nga organet e partisë si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm ashtu sic figuron në leximin e parë të emrave në Kuvendin e LDK-së të vitit të kaluar, në të cilin Kuvend në mënyrë jodemokratike dhe duke pamundësuar garën e kandidatëve, sikur edhe në Kuvendin e vitit 2015, Isa Mustafa me mbështetësit e vet, me makinacione ka vazhduar të mbajë pozitën e kryetarit të LDK-së”, ka shtuar Sejdiu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?