Rukiqi i Odës Ekonomike: Pakoja Emergjente të implementohet sa më shpejt

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka bërë një reagim në Facebook në të cilin ka kërkuar implementim sa më të shpejt të pakos Emergjente. Një gjë të tillë ai e ka bërë pasi Qeveria Hoti pritet të rishikojë buxhetin e paraparë për këtë vit. Kjo qeveri ka premtuar 1,2 miliard euro […]
Një gjë të tillë ai e ka bërë pasi Qeveria Hoti pritet të rishikojë buxhetin e paraparë për këtë vit. Kjo qeveri ka premtuar 1,2 miliard euro investime për vitet 2020 dhe 2021.
Rukiqi ka bërë thirrje që të rishikohet buxheti në afate më të shpejta.
“Shumica e bizneseve ne vend nuk po arrijne te qarkullojne me shume se 50% ne raport me planifikimet, apo periudhen e njejte te vitit te kaluar. Çdo skenar parasheh se paku 5% tkurrje ekonomike.” – shkruan ai, përcjell Periskopi.
Rukiqi ka thënë se Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike është shpresa “dhe rrugëdalja e vetme” nga një pasojë e pariparueshme për vendin për dekada të tëra (sic).
Qeveria Kurti e kishte ndarë vetëm një Pako Emergjente prej 170 milionë eurosh.
Statusi i plotë:
Pakoja emergjente, nese mund te quhet emergjente, duhet te implementohet sa me shpejt qe eshte e mundur, prandaj rishikimi i buxhetit duhet te behet ne afatet me te shpejta. Gjitheashtu per sektoret qe vazhdojne te perballohen me renie drastike te qarkullimit duhet te mundesohet ri-programimi i kredive, konform aftesise paguese qe e kane.
Shumica e bizneseve ne vend nuk po arrijne te qarkullojne me shume se 50% ne raport me planifikimet, apo periudhen e njejte te vitit te kaluar. Çdo skenar parasheh se paku 5% tkurrje ekonomike. Pakoja e rimekembjes eshte shpresa dhe rrugedalja e vetme nga nje “kataklizem” i mundshem ekonomik, me pasoja te pariparueshme per dekada te tera.












