Reagimi i ri i Grenellit për takimin e 27 qershorit: A po kërcënohet Kosova me varfëri e mjerim?

Reagimi i ri i Grenellit për takimin e 27 qershorit: A po kërcënohet Kosova me varfëri e mjerim?

27 qershori, dita kur pritet të ndodh takimi i rëndësishëm mes palës kosovare dhe asaj serbe për dialog dhe potencialisht marrëveshje po afron. Lidhur me takimin shkroi sot edhe Ambasada Amerikane që paralajmëroi hapje të dyerve për zhvillim dhe prosperitet ekonomik duke e cituar emisarin Grenell. “Kjo mundësi e Shtëpisë së Bardhë i çelë dyert […]

“Kjo mundësi e Shtëpisë së Bardhë i çelë dyert për zhvillim dhe investime të reja ekonomike. ShBA-ja shpreson që liderët në Kosovë dhe Serbi do ta kapin shansin e rikthimit në dialog që të fillojnë një periudhë të re të stabilitetit dhe prosperitetit. Populli i këtij rajoni nuk meriton asgjë më pak.” – ka thënë z.Grenell, i cituar nga Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë.

Një deklarim i tillë vjen pak ditë pasi Grenell kishte paralajmëruar “rikthim/mbetje në status quo” nëse të dyja palët nuk pajtoheshin në Washington më 27 qershor, përcjell Periskopi.

Por, çka na thotë ky reagim i ri për takimin e 27 qershorit dhe “status quo”-në?

Nëse status quo-ja, gjendja ekzistuese e gjërave në Kosovë dhe Serbi, dhe mes Kosovës e Serbisë, përfton dimension ekonomik (sipas deklarimit të Grenellit), atëherë kjo i shkon në favor të madh Serbisë dhe në dëm të madh Kosovës.

Serbia është raportuar që është bindshëm përfituesi më i madh i investimeve të huaja direkte, dhe deri në vitin e kaluar ka thithur 51 për qind prej tyre që janë destinuar për në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ( ku bëjnë pjesëSerbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria).

Madje, ishte kryeministrja serbe Ana Bërnabiq e cila në një forum në Londër ku kishte marrë pjesë edhe ish kryeministri Kurti, ishte lavdëruar për vendin e saj për një çështje të tillë.

Ajo kishte thënë që Serbia ishte shpallur dy herë kampione botërore për thithje të investimeve të huaja direkte në tri vitet e fundit.

Ish kryeministri kosovar, natyrisht, nuk kishte pasur se çka të thoshte për këtë temë.

Dhe është pikërisht çështja e investimeve dhe zhvillimit ekonomik ajo që po preket me forcë nga emisari Grenell.

Të kujtojmë që megjithë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të dekadës së fundit, Kosova mbetet një ndër vendet më të varfra në Evropë. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?