Qeveria i lajmëroi vonë për hapjen e çerdheve, komunat kërkojnë koordinim më të mirë

Qeveria i lajmëroi vonë për hapjen e çerdheve, komunat kërkojnë koordinim më të mirë

Qeveria dje mori vendim për rihapjen e çerdheve publike dhe private mirëpo, kjo është kundërshtuar nga kryetarët e komunave të Kosovës. Gjatë së dielës, në orët e mbrëmjes, Qeveria në detyrë e Kosovës në mesin e masave lehtësuese kishte marrë vendim që edhe çerdhet publike dhe private për fëmijët nga 0 deri në 5 vjeç […]

Qeveria dje mori vendim për rihapjen e çerdheve publike dhe private mirëpo, kjo është kundërshtuar nga kryetarët e komunave të Kosovës.

Gjatë së dielës, në orët e mbrëmjes, Qeveria në detyrë e Kosovës në mesin e masave lehtësuese kishte marrë vendim që edhe çerdhet publike dhe private për fëmijët nga 0 deri në 5 vjeç të rihapen duke filluar nga dita e sotme.

Mirëpo, kryetarët e komunave të Kosovës kanë vlerësuar se ka pasur mungesë të koordinimit mes nivelit qendror dhe atij lokal për hapjen e çerdheve.

Përmes një njoftimit, kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, ka thënë se sot nuk ka nisur punën çerdhet, sepse sipas tij, njoftimi dhe vendimi i institucioneve qendrore është shpallur dje pasdite duke shtuar kështu konfuzionin për bartësit e institucioneve parashkollore dhe vet prindërit.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga institucionet qendrore koordinim më të mirë dhe efektiv, jo vetëm për parandalimin e pandemisë por edhe për çështje tjera të interesit publik, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

PSE NUK JANË RIHAPUR SOT INSTITUCIONET PARASHKOLLORE NË KOMUNAT E KOSOVËS?

Sot nuk kanë nis punën çerdhet dhe kopshtet në komunat e Kosovës sepse njoftimi dhe vendimi i institucioneve qendrore u shpall dje pasdite e duke e shtuar konfuzionin në orët e vona të mbrëmjes si për institucionet qendrore ato komunale ashtu edhe për bartësit e institucioneve parashkollore dhe vetë prindërit.

Kryetarët e Komunave vlerësojnë se në këtë rast, kishte mungesë totale të koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe vetë Komunave dhe fatkeqësisht nuk është hera e parë e besojmë që do jetë hera e fundit.

Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon edhe njëherë nga institucionet qendrore që të kemi koordinim më të mirë dhe efektiv për të mirën e përbashkët dhe jo vetëm në parandalimin e pandemisë Covid-19 por edhe për çështje tjera të interesit publik.

Lidhur me këtë çështje, fillimisht kishim dy versione si datë të hapjes, 1 dhe 8 qershorin. Pastaj në shpallje të vendimit, që u lajmëruam përmes mjeteve të informimit, u tha se kjo rihapje ka kritere të reja. E të cilat kritere nuk ishin publike askund dhe nuk iu ishin dërguar as komunave. Mungonte informata e qartësuar dhe e plotë për një aktivitet tepër të rëndësishëm siç janë çerdhet dhe kopshtet në kohë pandemie.

Më vonë, pak para mesnate komunat pranuan ‘Udhëzuesin për rihapjen e institucioneve parashkollore dhe kopshteve pas pandemisë së COVID-19’. Sipas këtij dokumenti, faza përgatitore e hapjes së institucioneve parashkollore merr disa ditë kohë, meqë ka një mori masave në zbatim të plotë të Udhëzuesit dhe për të siguruar shëndetin e fëmijëve tanë.

Po ashtu, përveç këtyre kritereve nga Udhëzuesi për hapje të institucioneve parashkollore, i shtohen edhe çështjet tjera si mbipopullimi i çerdheve, çështja e ushqimit dhe pastrimit, si tre elemente bazike në masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Andaj, marrë për bazë të gjitha këto mund të vlerësohet se pse Komunat kanë vepruar drejtë që nuk kanë lejuar hapjen e këtyre institucioneve me 1 qershor pa përgatitje sipas Udhëzuesit.

Ndërkohë, Komunat e Kosovës, menjëherë kanë filluar angazhimet për zbatim të kritereve dhe masave nga ‘Udhëzuesi për rihapjen e institucioneve parashkollore dhe kopshteve pas pandemisë së COVID-19’ dhe përgatitjen sa më përmbajtësore e të sigurt të hapjes së çerdheve dhe kopshteve.

Pas zbatimit të plotë të këtij udhëzuesi nga ana e komunave, në ditët në vijim do të hapen çerdhet dhe kopshtet dhe do të jenë nën kujdesin e shtuar të strukturave komunale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?