Punëtorët e Facebook-ut rebelohen kundër shefit të tyre, Mark Zuckerbergut

Punëtorët e Facebook-ut rebelohen kundër shefit të tyre, Mark Zuckerbergut

Punëtorët e Facebookut janë duke e përgatitur një rebelim kundër Mark Zuckerbergut, drejtorit ekzekutiv të tyre. Ky rebelim ka të bëj me refuzimin e Zuckerbergut për të vepruar kundër Donald Trumpit. Punëtorët janë të pakënaqur me shefin e tyre mbi mediat sociale, në një shfaqje të rrallë të mospajtimit nga brenda kompanisë. Mospajtimet erdhën nga […]

Ky rebelim ka të bëj me refuzimin e Zuckerbergut për të vepruar kundër Donald Trumpit. Punëtorët janë të pakënaqur me shefin e tyre mbi mediat sociale, në një shfaqje të rrallë të mospajtimit nga brenda kompanisë.

Mospajtimet erdhën nga punëtorë të të gjitha niveleve në kompani, përfshirë stafin e lartë, shkruan The Guardian, përkthen Preiskopi.

Kritika të forta mori vendimi i Facebook-ut për të lejuar një postim të Trumpit që kishte nxitur policinë t’i qëllonte protestuesit në ShBA, e të cilin Twitteri e kishte fshehur prapa një paralajmërimi mbi “glorifikim dhune”.

Andrew Crow, shef i një sektori në Facebook shkroi në Twitter: “Dhënia e një platforme për të nxitur dhunë dhe për të shpërndarë dezinformata është e papranueshme, pavarësisht se kush jeni apo nëse ajo vlen. Nuk pajtohem me pozicionin e Markut dhe do të punojë që kjo të ndërrojë.”

“Marku e ka gabim, dhe unë do të jem shumë i zëshëm që t’ia ndërrojë mendjen,” ka thënë Ryan Freitas, drejtori i prodhimit të dizajnit për News Feedin e Facebookut.

Numri i punëtorëve të Facebook-ut që u ankuan publikisht është i vogël – vetëm një fraksion i kompanisë me 45 mijë të punësuar – por është një shfaqje e rrallë e mospajtimeve me lidershipin e Zuckerbergut, i cili kontrollon 57,9 për qind të të drejtave të votimit në bordin e Facebookut. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?