Profesori Krasniqi: Hoti është ekonomist perfekt

Profesori Milazim Krasniqi ka komentuar Avdullah Hotin tashmë i zgjedhur si kryeministër, ku Krasniqi vlerëson lart Hotin duke thënë se nuk e njeh personalisht, por që e ka vlerësuar lartë punën e tij si ministër kur ishte në Financa, përcjell Periskopi. Profesor Krasniqi thotë se Hoti ka marrë detyrën e tij në kohën më të […]
Profesori Milazim Krasniqi ka komentuar Avdullah Hotin tashmë i zgjedhur si kryeministër, ku Krasniqi vlerëson lart Hotin duke thënë se nuk e njeh personalisht, por që e ka vlerësuar lartë punën e tij si ministër kur ishte në Financa, përcjell Periskopi.
Profesor Krasniqi thotë se Hoti ka marrë detyrën e tij në kohën më të vështirë, ku vlerëson se gjendja ekonomike është shumë e rëndë, por që Krasniqi beson tek maturia e Hotit.
“Hotin nuk e njoh nuk kam pirë kafe asnjëherë me të, mendimi im për të si ekonomist është shumë i nalt,e kam përcjell kur ka qen ministër është ekonomistë perfekt, por duhet të mësohemi se jo gjithmonë duhet të jetë liderë, çështjen e votimeve e shohim te ne kot, mundë të jesh shumë i votuar por që nuk je i aftë për të udhëhequr. Hoti ka një detyrë shumë të rëndë, është rritë papunësia shumë e madhe, gjendja ekonomike është shumë e rëndë. Prirja e tij për maturi e pjekuri mund të kthehen në të mirë të këtij vendi”, tha Krasniqi në Frontal/Periskopi












