Presidenti Thaçi: Kurti duhet ta lëshojë zyren e kryeministrit, jo të barrikadohet

Presidenti Thaçi: Kurti duhet ta lëshojë zyren e kryeministrit, jo të barrikadohet

Presidenti i vendit, HashimThaçi është deklaruara para mediave lidhur me qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Thaçi uroi deputetët e Kuvendit të Kosovës për mbarëvajtjejen e seancës dhe përgjegjësinë institucionale që treguan sot. “Ata që votuan për dhe ata që mbajtën pozicionin çfarë dihet botërisht. Është një ditë kjo e rëndësishme, pasi sot […]

Thaçi uroi deputetët e Kuvendit të Kosovës për mbarëvajtjejen e seancës dhe përgjegjësinë institucionale që treguan sot.

“Ata që votuan për dhe ata që mbajtën pozicionin çfarë dihet botërisht. Është një ditë kjo e rëndësishme, pasi sot u vendos edhe një gur tjetër në themelet e shtetësisë dhe demokracisë.

Dëshiroj të uroj kryeministrin Hoti, zv/kryeministra te ministrat për marrjen e detyrave të reja, tanimë s’kemi kohë të humbasim as edhe një ditë. Duhet të punojmë menjëherë, të ballafaqohemi me sfidat që i kemi para nesh. Unë sot dëgjova me kujdes prezantimin e Hotit në Kuvend. E mirëpresim zotimin e tij dhe të qeverisë. Por edhe rimëkëmbjes pas pandemisë, por edhe zotimin et ij për angazhim në sfidat afatgjata dhe prioritet strategjike të shtetit të Kosovës. Përshëndet gatishmërinë për vazhdimin e dialogut E përshëndes dhe zotimin për të ndërtuar marrëdhënie të fuqishme dhe speciale me ShBA-të, dhe të punojmë fuqishëm në rrugëtimin tonë për perspektive evropiane”, tha Thaçi para mediave

Thaçi theksoi se vetëm raportet e shkëlqyera me ShBA-të dhe raportet besnike mund të sigurojnë një të ardhme të sigurtë për vendin tonë.

“Zotimi për integrim të të gjitha komuniteteve në shoqërinë tonë. Detyra që mori sot qeveria është përgjegjësia e lartë, këtë e presin qytetarët, këtë e presin edhe miqtë tanë ndërkombëtarë.

Presim që të vazhdojnë reformat e thella në ekonomi, në sundim të ligjit, në reformat demokratike dhe sundim të vendit. Në forcim të institucioneve të mbrojtjes dhe sigurisë, për të garantuar paqe dhe siguri në vend. Plotësimin e të gjitha kritereve për anëtarësim, që i kontribuon më së shumti jetës së qytetarëve, krijimin e vendeve të punës.

I bëjmë thirrje BE-së, veçanërisht vendeve anëtare që të përgjigjen pozitivisht dhe të vlerësojnë pozitivisht të arriturat e Kosovës dhe të mos vonohet procesi i liberalizimit të vizave.

Sot Kosova ballafaqohet me një izolim të panevojshëm. Kjo vlen për angazhimin e kritereve që kemi ndërmarrë në hapat dhe angazhimin e mëtutjeshëm”, tha Thaçi.

Poashtu presidenti tha se kërkohet nga Kurti që të pranojë-dorëzojë sa më lehtë detyrën tek z.Hoti.

“Kërkojmë të kemi qasje të barabrtë në BE, për shkollim, për biznes si në vendet e tjera të rajonit. Nga Kurti pranohet pranim-dorëzim sa më i lehtë i detyrës tek Qeveria Hoti dhe të hiqet dorë nga barikadimi i zyrës së uzurpuar. Barikadaimi i tij s’i bën nder as atij, as partisë, as shtetit e as demokracisë. Pas shkarkimit ai po bëhet edhe më qesharak, kërkohet të punojmë bashkë për të ardhmen e sigurtë evropian, për rritje të mirëqenies sociale, për një të mirë të gjithmbarshme të shtetit tonë”, përfundoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?