Përplasja e parë vdekjeprurëse pas 45 vjetësh mes Kinës dhe Indisë, mbi 20 ushtarë indianë të vrarë

Së paku 20 ushtarë indianë u vranë në një përplasje me forcat kineze në Ladakh të Kashmirit, thonë zyrtarët në Indi. Autoritetet kineze nuk japin detaje mbi humbjet e tyre, por deklarojnë vetëm se kanë 43 fatkeqësi, por nuk dihet nëse janë viktima apo të plagosur. Sipas mediave të huaja, incidenti pasoi pas rritjeve të […]
Sipas mediave të huaja, incidenti pasoi pas rritjeve të tensioneve mes dy palëve dhe kjo është përplasja e parë vdekjeprurëse në 45 vite.
Ushtria indiane fillimisht raportoi të martën për tre ushtarë të vrarë, duke shtuar se të dy palët pësuan viktima. Mirëpo më vonë një numër i ushtarëve të plagosur vdiqën nga plagët.
Lidhur me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme në Indi, akuzoi Kinën për shkeljen e një marrëveshjeje të arritur javën e kaluar, e cila parasheh respektimin e Linjës së Kontrollit Aktual (LAC) në Luginën e Galwan.
Për herë të parë në 40 vitet e fundit, ushtarë të dy fuqive bërthamore, që së bashku numërojnë pothuajse 3 miliardë banorë, janë përballur ushtarakisht në kufirin mes tyre, duke shkaktuar dhjetëra viktima.
Shkëmbimi i zjarrit, që sipas burimeve mori formën e një beteje të vogël, ka shkaktuar të paktën 20 viktima tek ushtarët indianë, ndërkohë që autoritetet kineze nuk japin shifra mbi humbjet e tyre, edhe pse flitet që viktima ka pasur nga të dy anët.













