Përfundon votimi: LDK shkarkon Vjosa Osmanin, në pozitën e saj vjen Avdullah Hoti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar sot nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së, të votohet për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares. Ky këshill ka pasur kohë që sot deri në ora 19.00 të votojnë pro apo kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit. Burime të Periskopit brenda LDK-së, njoftojnë se […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar sot nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së, të votohet për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares.
Ky këshill ka pasur kohë që sot deri në ora 19.00 të votojnë pro apo kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit.
Burime të Periskopit brenda LDK-së, njoftojnë se përafërsishtë 85 për qind e Këshillit kanë votuar pro shkarkimit të Osmanit nga të gjitha pozitat e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës./PERISKOPI/












