Pasi prishi koalicionin, Haskuka thotë se shpreson që LDK-ja të bëhet parti demokratike

Pasi prishi koalicionin, Haskuka thotë se shpreson që LDK-ja të bëhet parti demokratike

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, njofton se ka ndërperë koalcionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës në këtë komunë.   Haskuka shkruan:   NJOFTIM! Të nderuar qytetarë, Dua t’ju njoftoj që si pasojë e zhvillimeve të fundit, mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë LVV-LDK dhe krijimit të një qeverie e cila është në kundërshtim me vullnetin demokratik […]

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, njofton se ka ndërperë koalcionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës në këtë komunë.

 

Haskuka shkruan:

 

NJOFTIM!

Të nderuar qytetarë,

Dua t’ju njoftoj që si pasojë e zhvillimeve të fundit, mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë LVV-LDK dhe krijimit të një qeverie e cila është në kundërshtim me vullnetin demokratik të shprehur më 6 tetor, unë e kam të pamundur vazhdimin e koalicionit në Komunën e Prizrenit.

Pas zhvillimeve në Asamblenë Komunale në shkurt të këtij viti, unë jam munduar që të gjej mënyra për të vazhduar koalicionin, duke besuar që rruga në shtetndërtimin e Kosovës dhe krijimin e institucioneve përgjegjëse që bazohen në profesionalizëm dhe promovojnë demokracinë dhe zhvillimin, mund të bëhet vetëm me një bashkëpunim të sinqertë ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por besimi dhe pritjet e mia si shumë qytetarë të Kosovës nuk u realizuan.

Mendoj që koalicionet duhet të bazohen në besimin e ndërsjellë dhe në këtë aspekt pas zhvillimeve të fundit nuk ka mbetur hapësirë për të vazhduar rrugëtimin tonë.

Dua të falënderoj drejtorët komunalë nga LDK-ja dhe asamblistët e LDK-së për bashkëpunimin e deritanishëm dhe punën në përmbushjen e programit qeverisës në nivelin lokal.

Shpresoj që forcat demokratike brenda LDK-së që nuk janë të shantazhuara, do të vazhdojnë përpjekjet e tyre që LDK-në ta kthejnë në një parti ku vendos demokracia, e jo një grusht njerëzisht që ndoshta nga interesat e tyre apo nga shantazhet janë të lidhur me fatin e një Presidenti, që për të shpëtuar veten po e katandisë Kosovën me Listën Serbe.

Mbetshi me shëndet!

Mytaher Haskuka

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?