Pacolli sërish e kërkon MPJ-në, mund të “prishë” formimin e Qeverisë Hoti

Pak ditë para se të dal në votim në Kuvend votimi i Qeverisë Hoti, çështja e pazareve duket se mund të vë në dyshim votat e mjaftueshme për këtë Qeveri. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Behxhet Pacolli ka kërkuar përsëri Ministrinë e Punëve të Jashtme. Por, shumë i vendosur është Ramush Haradinaj i […]

Pak ditë para se të dal në votim në Kuvend votimi i Qeverisë Hoti, çështja e pazareve duket se mund të vë në dyshim votat e mjaftueshme për këtë Qeveri.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Behxhet Pacolli ka kërkuar përsëri Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Por, shumë i vendosur është Ramush Haradinaj i cili nuk ka lejuar që njëra nga katër ministritë e garantuar nga koalicioni me LDK-në të futet në “pazar”.

Haradinaj ka qenë lideri i parë që ka publikuar emrat e ministrave nga partia e tij dhe është shumë i vendosur që të njëjtit të mbesin të tillë.

Megjithatë, Pacolli me dy votat e tij në parlament nuk dëshiron që të mbetet duarthatë.

Lideri i AKR-së vazhdon të pëlqejë Ministrinë e Punëve të Jashtme, të cilën e mbante edhe në qeverisjen e kaluar.

Në rast se nuk gjindet gjuha e përbashkët, Pacolli mund të kushtëzojë me dy vota në Kuvend votimin e Qeverisë Hoti.

Dy votat e tij kanë peshë të madhe ngase numrat pro Qeverisë Hoti në Kuvend janë të limituar dhe në dyshim duke e patur parasysh se ka deputetë edhe nga LDK-ja që nuk janë bindur në votimin e kësaj Qeverie.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?