OKB-ja dhe OBSh-ja: Pandemia na erdhi sepse po e shkatërrojmë natyrën

Pandemitë si koronavirusi janë rrjedhojë e shkatërrimit të natyrës nga ana e njerëzve, sipas liderëve të OKB-së e të OBSh-së. Tregtia e paqëndrueshme dhe ilegale e gjallesave të egra e po ashtu edhe shkatërrimi i pyjeve janë forcat që kanë nxitur ngjalljen e një numri gjithnjë në rritje të sëmundjeve që kalojnë nga kafshët e […]
Tregtia e paqëndrueshme dhe ilegale e gjallesave të egra e po ashtu edhe shkatërrimi i pyjeve janë forcat që kanë nxitur ngjalljen e një numri gjithnjë në rritje të sëmundjeve që kalojnë nga kafshët e egra te njerëzit, i kanë thënë këta liderë Guardianit, përcjell Periskopi.
Ata po bëjnë t hirrje për një mëkëmbje shëndetësore e të gjelbër nga pandemia Covid-19, në veçanti duke reformuar fermat destruktive dhe dietat e paqëndrueshme.
Në një raport të WWF-së, të publikuar gjatë ditës së sotme, paralajmërohet: “Rreziku i sëmundjeve (që kalojnë nga kafshët te njerëzit) që do të dalin në të ardhmen është më i madh se kurrë, me një rrezik të madh për shëndetin, ekonominë dhe sigurinë globale.”
Gjatë ditës së djeshme, Independent paraqiti një raport ekskluziv të cilin e përktheu Periskopi mbi tregtinë ilegale të kafshëve të egra në Shqipëri. Independent tregonte se në një restorant në Shqipëri servohej madje edhe mishi i ariut – e që ishte i vetmi në mbarë Evropën.
Kjo gazetë alarmonte se tregtia ilegale e kafshëve në vendin tonë fqinj rrezikonte botën nga ndonjë koronavirus i ri. /Periskopi












