Nga grupi Troja, te aktorët e famshëm dhe familja Geci: Përçarjet që i bëri politika ditore për pak muaj

Nga grupi Troja, te aktorët e famshëm dhe familja Geci: Përçarjet që i bëri politika ditore për pak muaj

Rok-grupi i famshëm kosovar i ka dhënë fund aktivitetit muzikor pas 30 vitesh. Kjo na lë përpara një të vërtete mjaft të dhimbshme për shoqërinë tonë: përçarjet për faj të politikës së tensionuar ditore. Tensionimi dhe polarizimi i politikës ditore në Kosovë duket se po lë vraga shumë të mëdha mbi shoqërinë tonë – e […]

Tensionimi dhe polarizimi i politikës ditore në Kosovë duket se po lë vraga shumë të mëdha mbi shoqërinë tonë – e njohur si tolerante dhe solidare në të kaluarën. Ky polarizim ka ndikuar që edhe figurat publike të përçahen rëndë, e natyrshëm, kjo mund të jetë një e vërtetë edhe më e përhapur te qytetarët dhe familjet e rëndomta të vendit.

Këto janë disa nga përçarjet më të bujshme që kanë ndodhur vetëm muajt e fundit.

Rok-grupi Troja

Rok-grupi Troja u bë i famshëm pikërisht me anë të disa këngëve politike ku i këndonin padrejtësive shoqërore në këngët si “Demokracia” e të tjera.

Ata së fundi postuan në faqen zyrtare në Facebook se po i jepnin fund aktivitetit muzikor 30 vjeçar. Kjo ndodh vetëm pesë ditë pasi vokalisti i këtij grupi, Bujar Berisha, mori pjesë në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje më 12 qershor, përcjell Periskopi.

“Kurrë Troja nuk ka qenë personale vetëm e njërit apo tjetrit anëtar… E dimë që disa kanë me u mundu me keqpërdorë emrin Troja, edhe këngët e Trojët – dhe ju dëshirojmë fat.” – thuhet në reagimin që bën referencë të qartë me vokalistin Berisha, i cili e kishte prezantuar veten në tubim si “grupi Troja”.

Muzikantët në politikën kosovare, sidoqoftë, ishin një gjë e zakonshme edhe në të kaluarën. Këngëtarja Eliza Hoxha aktualisht shërben si deputete e PDK-së në legjislaturën e VII të Kuvendit, ashtu sikurse ish këngëtari Memli Krasniqi.

Aktorët

Para disa muajsh, ish shefi i kabinetit të ish kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, sulmoi hapur serialin satirik “Çka ka shpija?” që transmetohet në RTK.

Kjo përçau aktorët kosovarë, disa prej të cilëve e mbronin ndërsa të tjerët e kritikonin serialin në fjalë.

Mes atyre që e kritikonin ishin edhe aktorët e famshëm Nëntor Fetiu dhe Adhurim Demi.

Familja Geci

Përmendja e familjes Geci është vetëm sa për të ilustruar ndikimin e madh të tensioneve politike edhe në atmosferën e familjeve të shqiptarëve të Kosovës.

Ndërsa Gani Geci dhe e bija e tij deputete e Kuvendit, Marigona Geci, janë avokues të qëndrimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i vëllai i Ganit, Halil Geci, është rreshtuar në palën kundërshtare duke sulmuar ashpër kryetarin e partisë, Isa Mustafën.

Po ashtu, përçarje të mëdha shkaku i politikës vendore janë vërejtur edhe në komunitetin e gazetarëve, veteranëve të luftës, dhe grupeve të tjera. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?