Nga 13 raste të reja me COVID-19, shtatë në Prishtinë, reagon Shpend Ahmeti

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot në Kosovë janë testuar gjithsej 193 mostra, të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave 13 kanë dalë pozitive. Nga 13 raste të reja në 24 orët e fundit në nivel vendi, vetëm në kryeqytet janë konfirmuar shtatë […]

Nga 13 raste të reja në 24 orët e fundit në nivel vendi, vetëm në kryeqytet janë konfirmuar shtatë prej tyre.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se 6 prej rasteve të reja janë familjarë të një rasti të djeshëm.

“Ju lutemi kujdes këto ditë. Së paku maskat janë mbrojtja minimale që duhet të praktikojmë. Vazhdojmë drejt rihapjes së plotë me kujdes”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Instituti po ashtu bëri të ditur se të martën janë shëruar katër pacientë nga coronavirusi, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruave shkon në 847.

Kosova, gjithsej, ka identifikuar 1,123 raste me coronavirus. Prej tyre, 30 kanë vdekur.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës përsëriti thirrjen për qytetarët që të mbajnë distancën fizike dhe të vendosin maska.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?