Në Vushtrri shpërndahen 10 mijë maska falas

Komuna e Vushtrrisë sot ka filluar një kampanjë për të shpërndarë 10,000 maska falas për qytetarët e Vushtrrisë, donacion nga z. Ilir Mulaku dhe Remzi Ejupi. Bartja e maskës, distanca sociale dhe higjiena janë tri mjetet themelore për tu mbrojtur nga Coronavirus. Kryetari Tahiri i cili mori pjesë në këtë aktivitet tha: “Virusi është real, […]
Bartja e maskës, distanca sociale dhe higjiena janë tri mjetet themelore për tu mbrojtur nga Coronavirus.
Kryetari Tahiri i cili mori pjesë në këtë aktivitet tha: “Virusi është real, 2 qytetarë të Vushtrrisë kanë vdekur deri më tani, mbi 200 janë të infektuar. Më mirë me mbajtë maskë sesa me mbyllë sërish qytetin. Me pas virusin nuk është marre, as me mbajtë maskë nuk është marre. Maska, distanca sociale e higjiena na ruan ne, të dashurit tonë dhe qytetin”.












