Në Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e fundit: 9 viktima e 90 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 90 raste të reja me COVID-19. Shumica e rasteve të evidentuara nga kryerja e 665 testeve janë nga Shkupi (36 persona). Ndërkohë, 9 pacientë kanë humbur jetën bëhet e ditur nga Instituti i Shëndetit Publik, që nga ana tjetër ka regjistruar dhe 48 persona të […]
Ndërkohë, 9 pacientë kanë humbur jetën bëhet e ditur nga Instituti i Shëndetit Publik, që nga ana tjetër ka regjistruar dhe 48 persona të shëruar në 24 orët e fundit.
Deri tani, Maqedonia e Veriut ka kryer gati 52 mijë teste për COVID-19 në të gjithë territorin e vendit, ku 5 196 persona kanë rezultuar pozitivë.
Që prej fillimit të pandemisë dhe deri tani, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 247 viktima dhe ka ende gati 3 mijë raste aktive, kurse 1 974 persona janë shëruar.












