Ndihmoi Kosovën për Liri, Pavarësi e Ushtri: Kush është Eliot Engel, që bëri skandalin katastrofal në ShBA?

Kongresmeni i famshëm edhe në Kosovë nga New Yorku, Eliot Engel, është në sulm të pareshtur për shkak të një skandali të pabesueshëm që i ka ndodhur së fundi. Engel me mikrofonin ndezur kishte thënë se “nuk do t’i bënte fare për protestuesit” nëse nuk do të garonte “për t’u rizgjedhur si kongresmen”. Kujtojmë se […]
Engel me mikrofonin ndezur kishte thënë se “nuk do t’i bënte fare për protestuesit” nëse nuk do të garonte “për t’u rizgjedhur si kongresmen”. Kujtojmë se Engel i takon Partisë Demokratike në ShBA, parti kjo që po ashtu ka dënuar ashpër, ashtu si protestuesit, brutalitetin policor.
Një gjë e tillë sipas analistëve në ShBA e ka ekspozuar kongresmenin Engel si një hipokrit.

Ai ka qenë përfaqësues i distriktit të New Yorkut, prej vitit 1988.
Por, kongresmeni Engel ishte mjaft i njohur edhe në Kosovë. Ai ishte i angazhuar kundër regjimit brutal të Sllobodan Millosheviqit dhe avokonte për çlirimin e Kosovës. Po ashtu, qëndrimet e tij pro-Kosovës i ka shprehur edhe për procesin e Pavarësisë së vendit, e së fundi edhe duke avokuar për formimin e Ushtrisë, që Kuvendi e miratoi në fund të vitit 2018, shkruan Periskopi.
Engel, tashmë është një senator 73 vjeçar.
Ai ka lindur në vidin 1947 në Bronx të New Yorkut ndërsa kishte prejardhje nga hebrejtë e Ukrainës që kishin qenë emigrantë në Amerikë nga Perandoria Rusia e atëhershme.

Në politikë ai është futur si 30 vjeçar, pra para më shumë se 43 vitesh, fillimisht duke fituar një ulëse në Asamblenë Shtetërore të New Yorkut. Një gjë të tillë e kishte arritur duke i harxhuar të gjitha kursimet e tij, dhe kishte fituar për vetëm 103 vota.
Engel kishte qenë një përkrahës i fortë i politikave të Demokratëve si reforma në sistemin shëndetësor, energjia e kontrollimi i armëve.

Engeli kishte qenë në favor që Jerusalemi të njihej si kryeqytet i Izraelit, megjithëse shumica e partisë së tij kishte qenë kundër. Kjo gjë ishte bërë realitet vetëm nga presidenti aktual republikan, Donald J. Trump. /Periskopi












