Mustafa uron Hotin me ‘Zotni Kryeministër’: Deputetët që nuk u frikësuan, shpëtuan Kosovën

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar Avdullah Hotin duke iu drejtuar në të paktën dy herë me ‘zotni kryeministër’. Sipas Mustafës, deputetët që votuan Qeverinë e re, ‘nuk u frikësuan’ dhe ‘shpëtuan Kosovën’. Ai shkruan: Një ditë e madhe për Kosovën. Kosova zgjodhi Qeverinë e re me Kryeministër, Avdullah Hoti. Urime zotni Kryeministër! Urime […]
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar Avdullah Hotin duke iu drejtuar në të paktën dy herë me ‘zotni kryeministër’.
Sipas Mustafës, deputetët që votuan Qeverinë e re, ‘nuk u frikësuan’ dhe ‘shpëtuan Kosovën’.
Ai shkruan:
Një ditë e madhe për Kosovën.
Kosova zgjodhi Qeverinë e re me Kryeministër, Avdullah Hoti.
Urime zotni Kryeministër!
Urime qytetarë të Republikës së Kosovës!
Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë!
Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën.
Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkenëcore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askend; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike.
Zotni Kryeministër,
Të priftë e mbara së bashku me kabinetin tuaj të mrekullueshëm! IM












