Mustafa kërcënon Osmanin: Nuk mund të qëndrojë dikush në LDK, nëse publikisht kundërshton vendimet

Mustafa kërcënon Osmanin: Nuk mund të qëndrojë dikush në LDK, nëse publikisht kundërshton vendimet

I pari i LDK’së Isa Mustafa ka folur sërish për përjashtimin a po jo të Vjosa Osmanit nga partia. Mustafa thotë se kjo gjë nuk është diskutuar por që sipas Mustafës ka pasur ankesa nga kryetarët e degëve, përcjell Periskopi Mustafa thotë se në bazë të  dispozitës së  LDK’ nuk mund të qëndroj dikush në […]

Mustafa thotë se kjo gjë nuk është diskutuar por që sipas Mustafës ka pasur ankesa nga kryetarët e degëve, përcjell Periskopi

Mustafa thotë se në bazë të  dispozitës së  LDK’ nuk mund të qëndroj dikush në parti i cili ka pozitë dhe kundërshton publikisht vendimet e partisë, përcjell Periskopi.

Mustafa thotë se ditëve të fundit nuk ka komunikuar me Osmanin.

“Ne duhet të respektojmë si LDK institucionet në këtë rast edhe kryetaren e parlamentit. Ne duhet të bashkëpunojmë si institucione, çështjet tjera duhet të mbesin si pjesë e partisë. Zonja Osmani mundet të mbesë nënkryetare e partisë e anëtare e kryesisë, duke i kundërshtuar vendimet është çështje tjetër karshi asaj që ajo e ka pasur dhe e ka votën tonë që të qëndrojë si kryetare e Kuvendit, që të bashkëpunojmë me të, që kryeministri të bashkëpunojë me të, që në asnjë rast kjo të mos ndikojë në jetën parlamentare”, tha Mustafa.

“Nuk është diskutuar në këtë formë. Ka pas vërejtje se si po ndodh te ne në LDK që ne të ndahemi në moment kur po marrim përgjegjësi për vendin. Na ka ndodh më 2014, kur kemi bërë koalicion me PDK-në, një numër i deputetëve s’më votoi. Ishte situatë pak më ndryshe. Dispozita në statut thotë se anëtarët e LDK-së, të cilët bartin pozita në LDK nuk mund të kundërshtojnë publikisht vendimet dhe qëndrimet e LDK-së në organet në të cilat janë. Munden brenda LDK-së të dalin kundër, të bëjnë vërejtje, por në momentin që merret vendimi, një anëtar i kryesisë nuk mund të dalë publikisht e të thotë që mos e përkrahni këtë vendim, në të cilën jam edhe unë. Dispozita është e qartë se nuk mund të jenë pjesë e atij organi nëse publikisht del kundër vendimit. Ne nuk jemi lëshuar gjithmonë në këtë, sepse kemi dashur ta evitojmë marrjen e masave ndaj njerëzve tanë. Por konsideroj se është më shumë çështje e etikës në politikë. Çështjet duhet të mbesin të brendshme. Nuk besoj që ajo është dashur të largohet vetë, por unë më tepër besoj që Osmani është dashur të përkrahë vendimet e shumicës në LDK. Në qoftë se ajo i beson LDK-së nuk ka nevojë të dilet publikisht e të thotë mos i përkrahni vendimet që i ka marr partia ime. Nuk kam pasur komunikim me të kohëve të fundit”, ka thënë ai./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?