Murati: Marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ketë vetëm kur të ripërcaktohen kufijtë në mes të dy vendeve

Murati: Marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ketë vetëm kur të ripërcaktohen kufijtë në mes të dy vendeve

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar rreth dialogut Kosovë-Serbi. Sipas Muratit, marrëveshja finale mes këtyre dy shteteve do të arrihet vetëm kur të ripërcaktohen kufijtë. Shkrimi i plotë: Ashtu si qeveritë e kaluara edhe kësaj qeverie fatin do t’ia përcaktojë dialogu me Serbinë. Ashtu si edhe qeveritë e […]

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas Muratit, marrëveshja finale mes këtyre dy shteteve do të arrihet vetëm kur të ripërcaktohen kufijtë.

Shkrimi i plotë:

Ashtu si qeveritë e kaluara edhe kësaj qeverie fatin do t’ia përcaktojë dialogu me Serbinë. Ashtu si edhe qeveritë e kaluara edhe kjo në raport me dialogun qëndrimet i kanë të njëjta, krejtësisht brenda kornizave të deritanishme të të menduarit dhe vepruarit.

Edhe kryeministri aktual, si ata para atij, edhe pse foli kundër shkëmbimit të territorit, nuk tregoi se pse nuk duhet të ketë shkëmbim të territorit (asaj që realisht do të duhej t’i referoheshin si ripërcaktim të kufijve).

Nuk tregoi se pse është e dëmshme që pjesa shqiptare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës t’i bashkohet Kosovës, dhe pjesa serbe e Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut t’i bashkohet Serbisë? Nuk na tregoi pse nuk do të ishte mirë që pas një marrëveshjeje të tillë të binte Pako e Ahtisaarit që është pjesë e kushtetutës së Kosovës e që e bën shtetin tonë jofunksional dhe të varur nga pakica serbe, rrjedhimisht në rastin tonë nga Serbia?

Për një gjë jam i sigurtë: edhe mund të ketë një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë që nuk i prek kufijtë, por vizaton kufij e krijon asociacione të brendshme në Kosovë e që veç e dobësojnë Kosovën dhe e fuqizojnë ndikimin e Serbisë brenda saj.

Por marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ketë vetëm kur të ripërcaktohen kufijtë në mes të dy vendeve dhe dy popujve bazuar në të drejtën e popujve për vetëvendosje në Kosovën Lindore dhe në veriun e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?