Mësuesi i Hotit: Avdullahu nxënës i pesësheve, e merrte librin me vete edhe kur shkonte me dele

Mësuesi i Hotit: Avdullahu nxënës i pesësheve, e merrte librin me vete edhe kur shkonte me dele

Bilall Hoti, mësuesi i kryeministrit të ri, sot është parë i emocionuar që një nga nxënësit e tij shembullorë u bë kryeministër. Në një intervistë për Klan Kosovën ai ndau gjëra interesante nga fëmijëria e Avdullah Hotit në Ratkoc të Rahovecit duke treguar për pesëshet dhe interesimin e madh që ka pasë për libra. “Po […]

Bilall Hoti, mësuesi i kryeministrit të ri, sot është parë i emocionuar që një nga nxënësit e tij shembullorë u bë kryeministër.

Në një intervistë për Klan Kosovën ai ndau gjëra interesante nga fëmijëria e Avdullah Hotit në Ratkoc të Rahovecit duke treguar për pesëshet dhe interesimin e madh që ka pasë për libra.

“Po ndihem mjaft mirë që një nxënës i shkollës tonë ka arritur të bëhet kryeministër. E kujtojmë si një nxënës mjaft të mirë, i edukuar dhe që ka qenë gjithmonë i përgatitur. Asnjëherë s’ka pasë katërshe, por vetëm pesëshe”.

Por a ka bërë sherre ndonjëherë i urti Avdullah Hoti?

“Sikur sot që duket ai asnjëherë s’ka qenë problematik, por i urtë dhe bashkëpunëtor me nxënës e arsimtarë, i ka kryer me rregull detyrat dhe për të gjithmonë flitet mirë. Askush nuk mund të flet për të keq si i ri dhe si student”.

“Avdullahu bashkë me dy shokët e tij kanë qenë motiv për gjithë klasën. E gjithë klasa ka qenë e mirë, por ky e dy shokët e bankës së tij e kanë arritur kulmin e shkollimit”.

Mësuesi i tij tregoi edhe për vështirësitë financiare që ka pasë Hoti gjatë shkollimit.

“Familja e tij është marrë me bujqësi dhe kur Hoti ka shkuar edhe me dele, librin e ka pasë me veti. E kam parë vetë sepse nga ajo e anë e kam fushën, por edhe e njoh si kushëri. Si arsimtarë gjithmonë iu kemi thënë familjarëve të tyre që të shkollojnë sepse nuk i kanë mundësitë. Avdullahu si nxënës edhe si student gjithmonë u rrit me vështirësi dhe me skamje. S’i ka pasë kurrë kushtet e mira për shkollim, por ka pasë interesim të madh për mësim dhe ia ka arritur”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?