Me Prishtinën që prin, këto janë qytetet ku u regjistruan 77 rastet e reja me koronavirus sot

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 77 raste me koronavirus në Kosovë. Rastet pozitive me koronavirus janë nga Prishtina me 21, Gjilani me 9, Mitrovica me 7 raste, Podujeva me 7, Drenasi dhe Prizreni me nga 5 raste, Vushtrria me 4, Obiliqi me 4, Skenderaji me 3 dhe Ferizaji me 1, shkruan lajmi.net. Ky është […]
Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 77 raste me koronavirus në Kosovë.
Rastet pozitive me koronavirus janë nga Prishtina me 21, Gjilani me 9, Mitrovica me 7 raste, Podujeva me 7, Drenasi dhe Prizreni me nga 5 raste, Vushtrria me 4, Obiliqi me 4, Skenderaji me 3 dhe Ferizaji me 1, shkruan lajmi.net.
Ky është njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
SHTATËDHJETË E SHTATË RASTE ME COVID-19!
Sot më 17 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 437 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 77 raste.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 21 (sipas vendbanimit: 21 raste Prishtinë), Komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan, 1 Malishevë),
Komuna e Mitrovicës 7 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Mitrovicë, 1 rast Shipol, 1 rast Gushavc dhe 1 rast Tuneli i parë),
Komuna e Podujevës 7 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Podujevë),
Komuna e Drenasit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Drenas),
Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren dhe 1 rast Rogovë e Hasit), Komuna e Vitisë 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Pozharan dhe 2 raste Sllatinë e epërme), Komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit:2 raste Vushtrri, 1 rast Novolam dhe 1 rast Stanovc i poshtëm),
Komuna e Fushë Kosovës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Fushë Kosovë),
Komuna e Obiliqit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Milloshevë dhe 1 rast Plemetin)
Komuna e Skenderajit 3 raste(sipas vendbanimit: 3 raste Skenderaj)
Komuna e Ferizajit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Komogllavë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjakovë dhe Mamushë.
Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private.
Nga data 08 shkurt deri më 17 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 19.749 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.833 raste, me gjithsej 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.












