Mbi 140 mijë euro shpenzoi Albin Kurti për katër muaj në dreka, darka dhe udhëtime

Mbi 140 mijë euro shpenzoi Albin Kurti për katër muaj në dreka, darka dhe udhëtime

Mbi 140 mijë euro janë shpenzuar nga Albin Kurti dhe këshilltarët e tij dhe zëvendëskryeministrat për katër muaj. Gazeta Express ka siguruar të dhënat përmes kërkesës për qasje në dokumente publike dhe u sjell detaje mbi shpenzimet që kanë bërë ata për udhëtime jashtë vendit, karburante, dreka zyrtare e telefona. Më 3 shkurt të këtij […]

Mbi 140 mijë euro janë shpenzuar nga Albin Kurti dhe këshilltarët e tij dhe zëvendëskryeministrat për katër muaj. Gazeta Express ka siguruar të dhënat përmes kërkesës për qasje në dokumente publike dhe u sjell detaje mbi shpenzimet që kanë bërë ata për udhëtime jashtë vendit, karburante, dreka zyrtare e telefona.
Më 3 shkurt të këtij viti, Albin Kurti erdhi në krye të Qeverisë së re. Por, qëndrimi në këtë pozitë nuk i zgjati edhe shumë.
Pas më shumë se një muaji nga dita që u zgjodh kryeministër, me 82 vota për, 32 kundër dhe një abstenim, deputetët votuan pro mocionit të mosbesimit të qeverisë, duke e shkarkuar kështu qeverinë e udhëhequr nga Kurti.

Por, gjatë kohës sa ishte në krye të ekzekutivit, Kurti dhe këshilltarët e tij i kanë shpenzuar buxhetit mijëra euro. Gazeta Express ka siguruar të dhënat mbi shpenzimet e Kabinetit të Kurti, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike.

Sipas dokumenteve të siguruara përmes kësaj kërkese, Albin Kurti, Haki Abazi, Erzen Vraniqi, Milot Cakaj, Avdullah Hoti (i shkarkuar nga Kurti pas votimit për rrëzimin e Qeverisë), Ardita Dushi e Gazmend Qorraj, i kanë shpenzuar buxhetit të shtetit afër 12 mijë euro brenda katër muajve. Nga kjo shumë, pesë mijë euro figuron se janë shpenzuar nga Kurti.
Pas Kurtit, me shpenzime renditet këshilltari i tij Erzen Vraniqi, pasuar nga ish zëvendëskryeministri Avdullah Hoti.
Më së shumti shpenzime po del të jenë bërë për paga, karburante për vetura dhe dreka zyrtare, saktësisht 81 mijë e 387 euro.
Vetëm për një drekë më 29 shkurt në Prevallë, ku kabineti qeveritar kishin shkuar për të harmonizuar marrëveshjen për koalicionin qeverisës, ishin shpenzuar mbi 1 mijë e 300 euro.

“Te kategoria “drekat zyrtare” përfshihen shpenzimet për tërë kabinetin përkatës, gjithashtu te ZvK Haki Abazi është përfshirë edhe dreka në restaurant Sharri në vlerë 1 mijë e 375 euro”, thuhet në sqarimin e Zyrës së Kryeministrit.
Një shumë jo e vogël parash janë shpenzuar edhe për udhëtimet jashtë vendit. Shpenzimet gjatë udhëtimeve zyrtare, mëditjet dhe akomodimi gjatë këtyre udhëtimeve kanë kushtuar mbi 10 mijë euro, derisa për shërbime telefonike janë shpenzuar rreth 4 mijë euro.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?