Materia e zezë që përbën 85% të kozmosit lëshon sinjal të pashpjegueshëm

Një eksperiment që po kërkonte për shenja të materies së zezë ka detektuar sinjale të pashpjegueshme. Shkencëtarët që po punojnë në eksperimentin Xenon17 kanë detektuar më shumë aktivitet brenda dektorëve të tyre se sa kishin pritur. Ky “event i tepërt” mund të tregojë për ekzistencën e një elementi të padetektuar më parë të materies së […]
Shkencëtarët që po punojnë në eksperimentin Xenon17 kanë detektuar më shumë aktivitet brenda dektorëve të tyre se sa kishin pritur.
Ky “event i tepërt” mund të tregojë për ekzistencën e një elementi të padetektuar më parë të materies së zezë të quajtir aksion (axion), shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Materia e zezë përbën 75 për qind të materies në kozmos, por natyra e saj është e panjohur.
Çkado që është, nuk reflekton apo emiton dritë të detektueshme e prandaj ka edhe emrin.
Ka tre shpjegime të mundshme për sinjalin e ri nga eksperimenti Xenon1T. Dy prej tyre kërkojnë fizikë të re për shpjegim, ndërsa një tjetër është konsistente me elementin e hipotezuar të materies së zezë që quhet aksioni solar.
Shkencëtarët tashmë po përmirësojnë eksperimentin e tyre, dhe me të dhëna më të mira, janë konfidentë se së shpejti do të kuptojnë se për çka po bëhet fjalë për këtë rast. /Periskopi.












