Maqedoni: Sot mbaron gjendja e jashtëzakonshme, të mërkurën nis fushata zgjedhore

Maqedoni: Sot mbaron gjendja e jashtëzakonshme, të mërkurën nis fushata zgjedhore

Sot mbaron gjendja e jashtëzakonshme tetë ditëshe e shpallur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Gjendja e jashtëzakonshme, e pesta me radhë ishte shpallur me 15 qershor me qëllim që të realizohen përgatitjet e duhura për mbajtjen e zgjedhjeve me 15 korrik, pas marrëveshjes mes dy liderëve, të LSDM-së Zoran Zaev dhe të […]

Sot mbaron gjendja e jashtëzakonshme tetë ditëshe e shpallur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Gjendja e jashtëzakonshme, e pesta me radhë ishte shpallur me 15 qershor me qëllim që të realizohen përgatitjet e duhura për mbajtjen e zgjedhjeve me 15 korrik, pas marrëveshjes mes dy liderëve, të LSDM-së Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas listave të dorëzuara në KSHZ, do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti me 1598 kandidatë.

Fushata zgjedhore nis të mërkurën, me 24 qershor, ndërsa mbaron me 12 korrik. Partitë gjatë fushatës do të duhen të respektojnë masat për mbrojtje nga pandemia Covid-19, shkruan Alsat

Votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të realizohet për tre ditë, ndërsa do të votohet nga ora 07:00 deri në ora 21:00.

Më 13 korrik do të votojnë personat e diagnostifikuar me Covid-19 si dhe personat të cilët kanë vendim për vetizolim.

Më 14 korrik do të votojnë personat me sëmundje kronike si dhe personat e tjerë që sipas Kodit Zgjedhor votojnë një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhej të mbahen me 12 prill, por për shkak të krizës me koronavirusin e ri (Covid-19) si dhe për shkak të shpalljes së gjendjes së parë të jashtëzakonshme në muajin mars, qeveria maqedonase përmes urdhëresës me fuqi lidhore ndërpreu të gjitha veprimet zgjedhore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?