LVV thotë se nuk do të gjuajnë gazlotsjellës në seancën e nesërme

LVV thotë se nuk do të gjuajnë gazlotsjellës në seancën e nesërme

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka hedhur poshtë mundësinë që në seancën e nesërme të përdorin gazlotsjellës, për ta parandaluar votimin e Qeverisë së re. Shefi i Grupi Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se deputetët e kësaj partie, do të jenë në përputhje me mandatin që kanë. “Lëvizja Vetëvendosje […]

Shefi i Grupi Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se deputetët e kësaj partie, do të jenë në përputhje me mandatin që kanë.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe deputetët e saj do të jenë në përputhje me mandatin që kanë deputetët dhe në përputhje me vendimet e Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt politik. Edhe tani pas çdo situate zgjidhja e vetme janë zgjedhjet sepse kur ka mocion të suksesshëm mosbesimi edhe në përputhje me Kushtetutën me nenet 82 dhe 95 vetëm zgjedhjet janë zgjidhje”.

“Zgjedhjet do të duhet të ndodhin në afatin sa më shpejt të mundshëm. Një paragjykim i tillë nuk besoj që i ndihmon bashkëbisedimit tonë, sepse ne nuk kemi thënë se do të hedhim gaz lotsjellës”, tha ai.

Ndërkaq, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Selimi ka thënë se nuk mundet të krijohet një precedant i ri, pasi sipas tij, një vendim antikushtetues.

“Nuk besoj të përdoret si precedan diçka që është tashmë vendim i padrejtë, sepse vendimi i gjykatës kushtetuese tashmë është vendim i padrejtë ashtu siç ka qenë jo kushtetuese edhe dekreti i presidentit për nomimin e Hotit për kryeministër”, tha ai.

Selimi ka thënë se protestën e 5 qershorit nuk e ka organizuar VV-ja, raporton EO.

“Peticioni është shprehje e qytetarëve dhe kemi pasur edhe raste të tjera ku qytetarët janë shprehur përmes formës së tyre qoftë përmes protestave qoftë përmes peticioneve, sepse këto janë format dhe mënyrat e qytetarëve që mund të shprehen”.

“Në parlamentin e Kosovës qytetarët e kanë dërguar fituesin e vet dhe kanë krijuar mazhorancën e vet subjektin fitues që është Lëvizja vetëvendosje  e cila do të jetë gjithmonë zëri i tyre dhe zëdhënësi i tyre, por në anën tjetër qytetarët duke parë zhvillimet e fundit kanë vendosur që të japin fjalën  e vet sepse bëhet fjalë për ta. Prandaj me anë të peticionit qytetarët po shprehin pakënaqësitë e tyre që dikush dëshiron t’ua grabis fitoren që e kufizuan me 6 tetor”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?