Limaj uron Hotin: Nisma do të japë kontributin në Qeveri dhe Kuvend

Limaj uron Hotin: Nisma do të japë kontributin në Qeveri dhe Kuvend

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar kryeministrin Hoti dhe kabinetin e ri qeveritar për besimin e marrë nga Kuvendi i Kosovës. Lideri i Nismës është zotuar që partia të cilën ai e udhëheq se do të japë kontributin në qeveri dhe Kuvend gjatë këtij mandati qeverisës, në zbatimin e programit qeverisës të harmonizuar […]

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar kryeministrin Hoti dhe kabinetin e ri qeveritar për besimin e marrë nga Kuvendi i Kosovës.

Lideri i Nismës është zotuar që partia të cilën ai e udhëheq se do të japë kontributin në qeveri dhe Kuvend gjatë këtij mandati qeverisës, në zbatimin e programit qeverisës të harmonizuar mes partnerëve të koalicionit.

“Detyrat parësore të kësaj qeverie do të jenë rimëkëmbja e ekonomisë pas përballjes me COVID-19, përmbyllja e procesit të dialogut Kosovë- Serbi me njohje reciproke, liberalizimin e vizave, si dhe integrimin e vendit në instancat euroatlantike”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës sot zgjodhi qeverinë e re të Kosovës, pjesë e të cilës është edhe NISMA Socialdemokrate. Ndodhemi në një moment kritik dhe të rëndësishëm për vendin.

Qeveria e re po e merr vendin në kohë shumë të vështirë. Kosova sot ka nevojë për një qeveri e cila kthen stabilitetin në vend dhe ulë gjakrat duke u kthyer të gjithë në respektim të institucioneve.

Si Nismë Socialdemokrate zotohemi se do të japim kontributin tonë në qeveri dhe Kuvend gjatë këtij mandati qeverisës, në zbatimin e programit qeverisës të harmonizuar mes partnerëve të koalicionit.

Detyrat parësore të kësaj qeverie do të jenë rimëkëmbja e ekonomisë pas përballjes me COVID-19, përmbyllja e procesit të dialogut Kosovë- Serbi me njohje reciproke, liberalizimin e vizave, si dhe integrimin e vendit në instancat euroatlantike.

Kabinetit qeveritar dhe kryeministrit Hoti iu uroj punë të mbarë në realizimin e programit qeverisës dhe në arritjen e objektivave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?