LDK-ja ende në pritje të aktgjykimit të Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese të enjten e kaluar konstatoi se dekreti i presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, është në përputhje me Kushtetutën. Gjykata po ashtu konstatoi se “mocioni i mosbesimit ndaj një qeverie në kuvend nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit”, duke i […]
Gjykata Kushtetuese të enjten e kaluar konstatoi se dekreti i presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, është në përputhje me Kushtetutën.
Gjykata po ashtu konstatoi se “mocioni i mosbesimit ndaj një qeverie në kuvend nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit”, duke i hapur kështu rrugë krijimit të qeverisë së re.
E pas kësaj, Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk e ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, kërkesën për thirrjen e seancës për votimin e qeverisë.
Lidhur me këtë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë për Telegrafin se janë në pritje të aktgjykimit të plotë të nga ana e Kushtetueses.
“Po presim me ardh vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë shkurt Gashi.
Sipas burimeve të Periskopit brenda LDK’së, zv/kryeministër nga ana e LDK’së pritet të jetë Driton Selmanaj, dhe ministra:
Hykmete Bajrami-Ministre e Financave,
Arban Abrashi-Ministër I Infrastrukturës,
Agim Veliu-Ministër i Punëve të Brendshme,
Vlora Dumoshi-Ministre e Kulturës,
Besian Mustafa-Ministër i Integrimeve,
Armend Zemaj-Ministër i Bujqësisë,
Anton Quni, Ministër i FSK’së por që kjo ende është në diskutim pë shkak se kjo minstri ka mundësi t’i jepet AAK’së, dhe se nëse kjo i jepet AAK’së, LDK’ja pritet ta ketë Ministrinë e Shëndetësisë në krye me Valbon Krasniqin, i ka thënë ky burim Periskopit.
Siç thotë ky burim, Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar të jetë ministër.
Pas vendimit të gjykatës, presidenti Hashim Thaçi kërkoi nga të gjitha subjektet politike që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
E kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se vendimi i Kushtetueses është i papranueshëm.
Kurti ka thënë se ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel logjik e juridik, duke shtuar se beteja e tyre vazhdon bashkë me popullin.












