Lamtumirë skenave erotike! Covid-19 ndryshon edhe industrinë e filmit

Lamtumirë skenave erotike! Covid-19 ndryshon edhe industrinë e filmit

Koronavirusi ka paralizuar edhe industrinë e filmit, si çdo fushë tjetër të jetës. Nuk do të ketë më kontakte fizike si zakonisht dhe kjo nuk u referohet vetëm atyre intime, por edhe skenave të tjera interpretimi. Por a po i kthehemi një filmi klasik në kinema? Bota e filmit po diskuton prej disa javësh për […]

Koronavirusi ka paralizuar edhe industrinë e filmit, si çdo fushë tjetër të jetës. Nuk do të ketë më kontakte fizike si zakonisht dhe kjo nuk u referohet vetëm atyre intime, por edhe skenave të tjera interpretimi.

Por a po i kthehemi një filmi klasik në kinema? Bota e filmit po diskuton prej disa javësh për masat e reja të marra për shkak të situatës që shkaktoi pandemia. Xhirimet e filmave nuk u ndaluan me ligj, por praktikisht u bënë të pamundura për shkak të rrezikut të infektimit. Megjithatë, aktrimi vepron me trup, kështu që xhirimet bëhen pothuaj të pamundura nëse duhet të ruash distancën sociale. Kjo nuk vlen vetëm për skenat intime, por edhe për inskenimet e një grindjeje ku aktorët përleshen. “Do ishte për të ardhur keq, nëse në të ardhmen do të kishte më pak skena erotike. Por edhe në skena të tjera vlen: Ne paraqesim afrimitetin njerëzor. Pa të nuk bëhet”,- thotë për DW Sebastian Andrae, autor skenarësh dhe drejtues i Shoqatës së Skenaristëve.

Tani po kërkohen koncepte sigurie, si ato që ka aplikuar futbolli. Kemi mësuar shumë nga futbolli, situata është e krahasueshme me xhirimet. Ka ekipe para dhe pas kamerave, për të cilat ka rregulla të ndryshme”,- thotë producenti Nico Hofmann. Nëse distanca në një skenë nuk mund të mbahet më shumë se një minutë, atëherë aktorët duhet të kalojnë në karantinë. “Për të gjitha rolet e tjera vlen testim i rregullt i aktorëve.

Në degën e filmit rregulla të tilla shihen si pa alternativa, nëse duhet të vazhdohet me produksionet e filmave. Një infektim në ekipin e xhirimit do të thotë, në shumë raste, fund për xhirimin. Dhe këto masa kanë koston e tyre. Rritja e masave në xhirim shton shpenzimet, thotë Nico Hofmann: “Matja e temperaturës, protokollimi i kontakteve, masat e higjienës. Koha e punës rritet kështu me 20 për qind e bashkë me të, edhe kostoja e xhirimeve.”

Kështu, skenat e filmave të tillë si “Fifty Shades of Grey” do të përballen me një censurë të vërtetë nëse do t’u duhet të respektojnë distancën sociale, shkruan Daily Mail duke shtuar se edhe për këtë industri, kufizimet do të sjellin një kosto të shtuar. Koronavirusi ka të ngjarë të ndryshojë përgjithmonë industrinë e prodhimit të filmave.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar