Lajçak: Pres që dialogu të rifillojë së shpejti, data e takimit të parë shpallet pas vizitës në Beograd

Lajçak: Pres që dialogu të rifillojë së shpejti, data e takimit të parë shpallet pas vizitës në Beograd

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se mandatimi i tij në këtë post është sinjal për interesimin dhe angazhimin e 27 vendeve anëtare për Kosovën. “27 vendet anëtare të BE-së dërguan sinjal shumë të fuqishëm të interesimit të përtërirë dhe angazhimit me Kosovën dhe vendet e rajonit […]

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se mandatimi i tij në këtë post është sinjal për interesimin dhe angazhimin e 27 vendeve anëtare për Kosovën.

“27 vendet anëtare të BE-së dërguan sinjal shumë të fuqishëm të interesimit të përtërirë dhe angazhimit me Kosovën dhe vendet e rajonit duke më mandatuar mua në këtë detyrë më 2 prill. Sa herë që bëj diçka përpiqem ta bëj 100 për qind, prandaj jam i gatshëm dhe përkushtuar që të angazhohem plotësisht që të rifillojmë me dialogun e lehtësuar nga BE-ja pa vonesa të mëtejshme dhe t’iu ndihmoj palëve të punojë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila do të normalizojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura, do të jetë e qëndrueshme, e pranueshme si për rajonin dhe vendet anëtare të BE-së”.

Ai në një konferencë për media ka folur për takimet me liderët politikë në Kosovë, derisa ka thënë se data e takimit të parë Kosovë-Serbi në Bruksel do të caktohet pas vizitës së tij në Beograd ku pritet të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq.

“Gjatë tre ditëve të kaluara kam pasë takime shumë konstruktive dhe të dobishme me udhëheqësit politikë duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentaren Vjosa Osmani, kryeministrin Avdullah Hoti dhe përfaqësuesit e të gjitha partive politike në Kosovë, si dhe anëtarët e Bashkësisë Ndërkombëtare. Në takimet e mia kam theksuar që Kosova duhet të jetë e bashkuar në dialog dhe se dialogu duhet të vendoset mbi politikën, ashtu siç duhet të vendoset edhe integrimi europian”.

“Diskutuam për mënyrën se si të ecim përpara që të rifillojmë me shpejtësi përfshirë hapat e ardhshëm shumë konkret me data, metodologji, modalitete, prioritetet dhe pritjet e përgjithshme”.

“Pres që dialogu të rifillojë së shpejti. Meqë do ta vizitoj Beogradin javën e ardhshme planifikoj të diskutoj këto elemente me presidentin Vuçiq në mënyrë që zyrtarisht dhe bashkërisht  të mund të shpallim datën e takimit të parë në Bruksel”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?