Lajçak flet se kush duhet të udhëheq dialogun me Serbinë, Thaçi apo Hoti?

Lajçak flet se kush duhet të udhëheq dialogun me Serbinë, Thaçi apo Hoti?

I dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur para mediave sot në përfundim të vizitës së tij në Prishtinë. I pyetur nga gazetarët për udhëheqjen e dialogut nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi apo nga kryeministri Avdullah Hoti tha se nuk është këtu të përcaktojë se kush do të jetë udhëheqsi. Sidoqoftë […]

I dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur para mediave sot në përfundim të vizitës së tij në Prishtinë.

I pyetur nga gazetarët për udhëheqjen e dialogut nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi apo nga kryeministri Avdullah Hoti tha se nuk është këtu të përcaktojë se kush do të jetë udhëheqsi.

Sidoqoftë ai ka thënë se i ka ofruar mbështjeje kryeministrit të jetë pjesë e negociatave, duke shtuar se të dy i ka njoftuar për planet që ka BE-ja për dialogun.

Ndërsa për takimin e 27 qershorit në SHBA-së mes Kosovës dhe Serbisë, Lajçka tha se BE-ja e konsideron SHBA-në partnere shumë të rëndësishme.

“Nuk jemi konsultuar dhe nuk dua të konsultoj për iniciativat e të tjerve. Për neve SHBA-ja është partner i rëndësishëm. Askush tjetër nuk mund të ofroj të ardhme evropian Kosovës përveç bashkimit evropian. BE është e interesuar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht detyruese për të dy vendet.”

Në këtë konferencë për media, Lajçak tha se dialogu duhet t’i zgjidhë të gjitha çështjet e hapura mes dy shtetev, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu tha se pas diskutimit me presidentin serb, Aleksander Vuçiq .

“27 anëtarët e BE-së e dërguan një sinjal mjaft të qartë për angazhimin në Kosovë dhe në rajon. Ju e dini që sa herë që bëj diçka e bëj 100 %. Jam i vendosur për të rinisur dialogun dhe për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura. Kam pasur takime konstruktive me liderët politik në Kosovë dhe anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare. Unë kam theksuar se Kosova duhet të jetë e bashkuar në dialog. Diskutuam që të rifillojmë me shpejtësi dialogun, si dhe datat, metodologjitë, prioritetet. Jam i kënaqur me seriozitetin e treguar për rifillimin e dialogut. Në Beograd planifikoj t’i diskutoj këto elemente, që pas saj të shpallim takimin e parë”, tha ai.

Po ashtu,  ai tha se nga Kosova po largohet me sigurinë se Prishtina e ka gatishmërinë për t’i hyrë dialogut.

“Po largohem nga Kosova me sigurinë se janë krijuar kushtet që të rinisë dialogu. Kosova është pjesë e Evropës, sukseset dhe problemet tuaja janë edhe tonat. Rruga e Kosovës drejt Evropës shkon përmes këtij dialogu. Dua që Kosova të ecë përpara në këtë rrugë”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?