Kush janë lojtarët më të paguar të futbollit?

Tashmë nuk është sekret që futbolli është një nga sportet më të dashura në botë, ndërsa për shumëkë një numër i konsiderueshëm i sportistëve përbëjnë figurat më të dashura për ta, shkruan Periskopi. Duke qenë pjesë e një prej sporteve më të populluar në botë, mund të mos jetë befasuese që shumica e lojtarëve elitë […]
Tashmë nuk është sekret që futbolli është një nga sportet më të dashura në botë, ndërsa për shumëkë një numër i konsiderueshëm i sportistëve përbëjnë figurat më të dashura për ta, shkruan Periskopi.
Duke qenë pjesë e një prej sporteve më të populluar në botë, mund të mos jetë befasuese që shumica e lojtarëve elitë janë perfitues të shumave të mëdha dhe marramendëse nga pagat dhe sponzorizimet, duke perfshirë edhe qindra milionat.
Por, kush ishin futbollistët me pagën më të lartë në vitin 2019?
Lionel Messi
Paga 2019: 127 milion dollarë
Lional Messi nuk është vetëm futbollisti me pagën më të lartë, por edhe sportisti më i paguar në botë.
I njohur si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, Messi ne vitin 2017 nënshkroi një kontratë të re 4-vjeçare me klubin katalunas, Barcelona, nga e cila aktualisht argjentinasi perfiton 92 milion dollarë në vit, përfshirë rrogën dhe shpërblimet.
Messi poashtu ka një marrëveshje të përjetshme sponzorizimi me Adidasin, si dhe nje mori marrëveshjesh me gjigantë të tjerë, si Gatorade, Pepsi (PEP) dhe Huaëei, nga te cilat siguron perfitime shtesë prej 35 milion dollarësh në vit.
Sipas Celebrity Net Ëorth, vlera totale e Messit është 400 milion dollarë.
Cristiano Ronaldo
Paga 2019: 109 milion dollarë
Pavarësisht se është rritur në një familje ku iu mugonte nje shtëpi, Cristiano Ronaldo tani është sportisti i tretë më i paguar në botë. Ai është shpesh eshte llogaritur si një nga lojtarët më të mirë të futbollit të të gjitha kohërave.
Në vitin 2009, Ronaldo u transferua nga skuadra e angleze Manchester United tek ajo spanjolle në Real Madrid, duke bërë asokohe ndër transferimit më të shtrenjta në histori
Ai vazhdoi të luante me Real Madrid për 10 vitet e ardhshme. Derisa në korrik te vitit 2018, nënshkroi një kontratë 4-vjeçare me skuadrën italiane Juventus me një tarifë transferimi prej 117 milion dollarë.
Aktualisht, Ronaldo paguhet me pagë 65 milion dollarë. Përveç pagës së tij, Ronaldo ai ka një kontratë të përjetshme me NIKE-n
Portugezi gjithashtu ka kontrata edhe me kompani të tjera gjigante sic janë: Herbalife (HLF) EA Sports (EA) dhe American Tourister, duke bërë kështu që te ardhurave të tij t’i shtohen edhe 44 milion dollarë të tjerë.
Sipas Celebrity Net Ëorth, vlera totale e Ronaldos është 460 milion dollarë.
Neymar
Paga 2019: 105 milion dollarë
I lindur në Brazil, Neymar da Silva Santos Júnior tani njihet si një nga lojtarët më të mirë të futbollit në botë. Ai njihet më mirë për transferimin e tij të shtrenjtë, në të cilin skuadra e Paris Saint-Germain për blerjen e tij nga Barcelona i pagoi kësaj të fundit 263 milion dollarë, gjë që përbën koston më të shtrenjtë te transferimit në historinë e këtij sporti.
Neymar aktualisht fiton një pagë prej 75 milion dollarësh me ekipin francez, PSG.
Përveç pagës së tij, lojtari ka disa kontrata sponsorizmi, që atij ai rrisin të ardhurat.
Në vitin 2011, ai nënshkroi një kontrat 11-vjeçare me Niken.
Ai gjithashtu ka marrëveshje me Red Bull, EA Sports, Mastercard (MA) dhe disa kompani të tjera me emër të madh – duke marrë shtesë prej 30 milion dollarësh.