Kusari-Lila: Isa Mustafa që nga fillimi kishte skenarin për ta rrëzuar Kurtin

Kusari-Lila: Isa Mustafa që nga fillimi kishte skenarin për ta rrëzuar Kurtin

Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputetje e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka folur për zhvillimet politike në vend. Duke komentuar rrëzimin e “Qeverisë Kurti”, ajo e ka quajtur si plan të menduar më herët nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Madje, ajo […]

Duke komentuar rrëzimin e “Qeverisë Kurti”, ajo e ka quajtur si plan të menduar më herët nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Madje, ajo ka shtuar se LDK është në koordinim të plotë me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa tha se Qeveria Hoti është bërë me pazare që kanë degraduar nën çdo nivel.

“Mendoj se përgjithësisht fakti se u negociua një marrëveshje me aq shpejtësi dhe mënyra se si në tërësi u bë pazari politik është degraduese”, ka thënë Kusari – Lila në “Pa maskë”, në televizionin T7, lidhur me formimin e Qeverisë Hoti.

Sipas saj, nuk duhet harruar se për koalicionin e LDK-së me VV-në u desht të kalojnë muaj, ndërsa LDK e arriti brenda ditësh koalicionin me parti të tjera.

“Duket se e kishte këtë plan prej kohës kur ne negocionim. Priste kalimin e Nismës që mbeti nën prag dhe disi u bë puna që ëshë z. Isa Mustafa me deklaratat e tij politike të fliste fjalë të mira për kreun e Nismës. Pastaj të dakordohet dhe të thotë se do të bashkëpunonte. Thuajse ky skenar ishte i përgatitur para se të lidhej marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka deklaruar Kusari – Lila.

Sipas saj, LDK nuk është e koordinuar vetëm me partitë me të cilat është sot në koalicion, por është në koordinim të plotë edhe me PDK-në.

“Është shumë e dukshme se LDK dhe PDK janë bashkë sepse sikur të ishte ndryshe, ne do të kishim një mocion mosbesimi shumë shpejtë dhe mund ta rrëzonim qeverinë jo legjitime e cila udhëhiqet nga Avdullah Hoti”, ka thënë Kusari – Lila.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?