Kurti lëshon zyren e Kryeministrit dhe fillon opozitarizmin: Qeveria Hoti është qeveria koti

Albin Kurti përmes një videoje, thotë se nesër do të largohet nga zyrja e Kryeministrit, pa ia dorëzuar detyrën Avdullah Hotin, të cilin e quan kryeministër të paligjshëm. Kurti në një video të publikuar në llogarinë e tij në FB, thotë se Gjykata Kushtetuese bëri agresion mbi Kushtetutën e Kosovës. “Aktgjykimi i fundit i Gjykatës […]
Albin Kurti përmes një videoje, thotë se nesër do të largohet nga zyrja e Kryeministrit, pa ia dorëzuar detyrën Avdullah Hotin, të cilin e quan kryeministër të paligjshëm.
Kurti në një video të publikuar në llogarinë e tij në FB, thotë se Gjykata Kushtetuese bëri agresion mbi Kushtetutën e Kosovës.
“Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm, me atë vendim ata kanë bërë agresion mbi Kushtetutën e Republikës dhe kanë zhvlerësuar veten e tyre si gjykatë. Kjo qeveri është e paligjshme, kjo është qeveri koti. Nesër nuk do ta bëj pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova”, thote ai. /Periskopi/
https://www.facebook.com/albini2017/videos/766507660555451/












