Kurti – gjermanëve: S’ia vlen më të fitosh zgjedhjet, duhet dalë në protesta

Kurti – gjermanëve: S’ia vlen më të fitosh zgjedhjet, duhet dalë në protesta

Ish‘kryeministri e shefi i LVV-së, Albin Kurti ka bërë të ditur se partia në të cilën ai udhëheq do të vazhdojë të mbajë protesta deri në zgjedhje të reja. Kurti i ftuar në bashkëbisedimin e organizuar nga “Friedrih Ebert Stiftung” ka thënë se Vetëvendosje do të jetë shumë aktive, e se në të gjitha sondazhet […]

Ish‘kryeministri e shefi i LVV-së, Albin Kurti ka bërë të ditur se partia në të cilën ai udhëheq do të vazhdojë të mbajë protesta deri në zgjedhje të reja.

Kurti i ftuar në bashkëbisedimin e organizuar nga “Friedrih Ebert Stiftung” ka thënë se Vetëvendosje do të jetë shumë aktive, e se në të gjitha sondazhet kanë dalë më shumë se 51%.

“Ne jemi partia më e madhe parlamentare në Kuvend, sigurisht do të kemi një rol primarë aty. Do të jemi shumë aktivë. Do të ketë protesta kohë pas kohe. Në sondazhe jemi më shumë se 51%, momentalisht kemi kriza shëndetësore, politike ekonomike në Kosovë”, ka thënë ai.

“Kur isha lider në protesta, shumë shpesh politikanët më thonin pse nuk del në zgjedhje dhe të hysh në qeveri e të shohësh se si është, pas 10 vitesh fitova.  Tash nuk vlen të fitosh në zgjedhje, e duhet të dilet në protesta”, thotë Kurti.

Ish-kryeministri i ka krahasuar votat që kanë marrë në zgjedhjet e fundit tash shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

“Kryeministri që është tash në qeveri ka më pak se 1 e gjashta e votave nëse krahasohet me Vjosa Osmanin që është kryeparlamentare dhe që ishte kandidate në zgjedhje”, thotë ai.

I pari i LVV-së, ka shtuar se është çmenduri që tash të diskutohet për shkëmbim me territore.

“Sa i përket shkëmbimit me territore, nëse mendoni se mund të ketë kufij të ri, që mund t’i vizatosh në hartë, është e çmendur, nuk është e mundur. Është e rëndësishme të dihet se vetëm liderët autoritarë që kanë logjikë patriarkale mendojnë se janë baba i shtetit e se shteti është shtëpia e tyre, territori është i tyre e mund të i shkëmbejnë tokat. Është presidenti që punon si të jetë monark”, shtoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?