Kryetari Kastrati i vetmi rast aktiv me koronavirus në Kamenicë

Kryetari Kastrati i vetmi rast aktiv me koronavirus në Kamenicë

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se ai është i vetmi rast aktiv me koronavirus në këtë komunë. “Deri tash kemi pasur 42 raste të identifikuara. Për momentin jam vetëm unë. Dje kur u kuptua se edhe unë jam infektuar u konstatua se është shëruar personi i fundit. Aktualisht jam vetëm unë […]

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se ai është i vetmi rast aktiv me koronavirus në këtë komunë.

“Deri tash kemi pasur 42 raste të identifikuara. Për momentin jam vetëm unë. Dje kur u kuptua se edhe unë jam infektuar u konstatua se është shëruar personi i fundit. Aktualisht jam vetëm unë rast aktiv”, ka thënë ai në një lidhje direkte në Desk.

Kastrati ka thënë se dyshon që e ka marrë virusin gjatë një vozitjeje me një person që kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai është shprehur se tash për tash s’ka kurrfarë simptome.

“Kam kuptuar që personi në fjalë (kontakti), ditën e premte ka bërë testin dhe nga ai moment jam izoluar. Ai e ka kuptuar ditën e shtunë e pastaj të hënën kam kryer testin dhe mu dha rezultati. Për fat të mirë, ne kryetarët e komunave po mundohemi të respektojmë masat jo vetëm që të mos i rrezikojmë të rrezikojmë të tjerët, por të jemi edhe shembull se si të sillemi”, ka thënë Kastrati. “Unë nuk jam i fushës, por prej asaj që kam mësuar, ne kemi shkuar së bashku në një aktivitet, isha në veturë me personin në fjalë. Prej rasteve të tjera që janë testuar, asnjë s’doli i infektuar, e unë po. Kam përshtypjen që qëndrimi në veturë së bashku dhe mundësia që të shkëmbejmë gjësende erdhi te infektimi im. Në veturë gjatë rrugës s’kam pas maskë”.

Ai ka treguar se ka identifikuar 27 persona kontakti të cilët pritet të testohen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?