Kryeministri po e keqinterpreton interpretimin e Gjykatës Kushtetuese për kompetencat në dialog

Kryeministri po e keqinterpreton interpretimin e Gjykatës Kushtetuese për kompetencat në dialog

Sa herë që Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë ndonjë aktgjykim që ndërlidhet me politikën, të shumta janë edhe interpretimet e aktgjykimit të saj. Por, gjithmonë sipas interesave  të individëve dhe grupeve të caktuara politike.   Këto ditë po e shohim që edhe kryeministri Avdullah Hoti po e përmend shpesh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kompetencat […]

Sa herë që Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë ndonjë aktgjykim që ndërlidhet me politikën, të shumta janë edhe interpretimet e aktgjykimit të saj. Por, gjithmonë sipas interesave  të individëve dhe grupeve të caktuara politike.

 

Këto ditë po e shohim që edhe kryeministri Avdullah Hoti po e përmend shpesh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kompetencat në dialog, pa e ditur faktikisht çfarë përmban ai në realitet, përcjell Periskopi.

Interpretimi që kryeministri Hoti po ia bënë aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. KO 43/19 për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë është tërësisht politik.

Ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese i nxjerrë më 27 qershor 2019, pas kërkesës së parashtruar nga deputetët për ta vlerësuar kushtetutshmërinë e Ligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë nuk i ka trajtuar fare kompetencat e presidentit, sepse ato nuk ishin objekt i kërkesës. Qëllimi i deputetëve që e kishin parashtruar atë kërkesë, por edhe i vetë Gjykatës Kushtetuese ishte shumë i qartë: vlerësimi nëse ai ligj ishte apo nuk ishte në pajtim me Kushtetutën? Pra, objekti i çështjes ishte vetëm vlerësimi i kushtetutshmërisë së atij ligji dhe jo definimi i kompetencave, sepse këtë e qartëson Kushtetuta e Kosovës.

Si rrjedhojë e asaj kërkese, Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin në rastin nr. KO 43/19 kishte konstatuar që Ligji nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës, që ishte kontestuar ishte në papajtueshmëri me Kushtetutën. Pra, secili duhet ta ketë të qartë që objekti i çështjes ka qenë vlerësimi i kushtetutshmërisë së Ligjit te kontestuar, duke marrë parasysh dispozitat relevante të Kushtetutës sipas pretendimeve të parashtruesve të kërkesës: Nenet 2.1, 4, 7.1, 18, 20 (l) dhe (2), 65 (1) dhe (12), 93 (1), 94 (1) dhe (9). Nga pretendimet e parashtruesve të kërkesës dhe nga përmbajtja e Aktgjykimit që ka rrjedhë sipas këtyre pretendimeve, që nga fillimi nuk është bërë vlerësimi i përputhshmërisë së nenit 84.10 [Kompetencat e Presidentit], sepse Gjykata Kushtetuese ka bërë shqyrtimin e pretendimeve të parashtruesve të kërkesës dhe në bazë të kompetencave të përcaktuara me Kushtetutë, duke u kufizuar në mandatin e institucioneve kushtetuese që kanë autorizime që lidhen drejtpërdrejt me politikën e jashtme vetëm në bazë të neneve relevante të Kushtetutës të cekura më lartë.

 

Neni 84.10 [Kompetencat e Presidentit] përcakton:

Neni 84     [Kompetencat e Presidentit]

Presidenti i Republikës së Kosovës: […] (10) udhëheq politikën e jashtme të vendit; […]

Në adresimin e pretendimeve të lartcekura të parashtruesve të kërkesës, në raport me nenet e Kushtetutës, Gjykata në lexim të përbashkët ka shtjelluar parimet e përgjithshme që kanë të bëjnë me formën e qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit, si dhe vlerat demokratike të mishëruara në Kushtetutë.

Gjykata Kushtetuese këto i ka shtjelluar në pikat 67, 68 dhe 69, duke theksuar:

Pika 67, ndër të tjera përcakton: Gjykata vëren se rendi kushtetues i Republikës së Kosovës ndër të tjera, bazohet në vlerat demokratike të ndarjes së pushtetit dhe sundimit të ligjit. Rrjedhimisht, besimi i popullit në vlerat demokratike dhe sundim të ligjit paraqet thelbin e funksionimit të demokracisë përfaqësuese në vend. […]. Për të vazhduar më pas edhe në pikën 68: Gjykata thekson, se parimet e përgjithshme demokratike janë të bazuara në funksionimin e një varg mekanizmash institucional, të parapara me Kushtetutë dhe ligje të tjera të nxjerra nga Kuvendi. Me këtë rast, Gjykata e ka parasysh se Kuvendi me ligj mund të themelojë trupa/institucione që bartin një mandat të caktuar në bazë të ligjit, por kjo kompetencë gjithmonë duhet të ushtrohet në bazë të Kushtetutës, duke respektuar parimin e ndarjes së pushtetit dhe duke mos i cenuar kompetencat tashmë të paracaktuara me Kushtetutë për institucionet përkatëse. Ndërsa në pikën 69: Gjykata rithekson se në kuadër të sistemit juridik kushtetutës të gjitha normat tjera iu nënshtrohen epërsisë së normës kushtetuese. Gjykata vlerëson që, kur një materie është e përcaktuar me Kushtetutë, ajo nuk mund të ndryshohet, minohet apo transformohet përmes një akti me fuqi më të ulët juridik sikurse që është ligji. Bazuar në epërsinë e normës kushtetuese, Gjykata rikujton se të gjitha aktet tjera juridike duhet të jenë në pajtim me të. Në këtë kontekst, Gjykata Kushtetuese në pikën 73 thekson se: […] parimi i ndarjes së pushteteve paraqet vlerë demokratike në kuadër të organizmit të rendit Kushtetues në Republikën e Kosovës.

Pavarësisht që në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. KO 43/19, ajo ka bërë shqyrtimin e pretendimeve të parashtruesve të kërkesës, megjithatë në bazë të kompetencave të përcaktuara në Kushtetutë, në pikën 89 në mënyrë përmbledhëse i thekson kompetencat e institucioneve kushtetuese në raport me politikën e jashtme: “Në lidhje me përfaqësimin e jashtëm të Republikës së Kosovës nga institucionet e saj kushtetuese, Gjykata rithekson detyrimin e institucioneve në fjalë, përkatësisht të Kuvendit, Presidentit dhe Qeverisë, që kompetencat e tyre në politikën e jashtme t’i ushtrojnë brenda mandatit te tyre kushtetues. Kjo nënkupton, para se gjithash, që çdo negocim apo veprim tjetër që ka të bëjë me lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare në emër të Republikës së Kosovës duhet të jetë brenda detyrimeve kushtetuese që ka institucioni i Kuvendit, Presidentit dhe Qeverisë për të ushtruar kompetencat e tyre brenda frymës dhe shkronjës së Kushtetutës”.

Për të sqaruar këtë, më tutje në pikën 90 thotë: “[…] Institucionet e përcaktuara me Kushtetutë, janë kompetente në të gjitha fazat e dialogut për arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe një kompetence e tillë nuk mund të bartet ose transferohet. […].” Ndërsa në pikën 101, Gjykata Kushtetuese “thekson se institucionet kushtetuese i kanë detyrat dhe kompetencat konkrete të përcaktuara me Kushtetutë. Çfarëdo krijimi i ndërvarësisë të përcaktuar me ligj, për miratim të dyanshëm e cenon kompetencën dhe mandatin e  institucioneve kushtetuese ashtu siç është e paraparë me Kushtetutë.”

 Po ashtu edhe pika 102 sqaron më tutje kompetencat e institucioneve kushtetuese në raport me politikën e jashtme: Gjykata rikujton, që institucionet kushtetuese kompetente në sferën e politikës së jashtme, përkatësisht Qeveria/Kryeministri dhe Presidenti janë të obliguar për këshillim ndërinstitucional ndërmjet tyre. Por, ky obligim i bashkërendimit/këshillimit nuk shtrihet në trupa tjerë të cilët nuk janë të paraparë me Kushtetutë, siç është delegacioni shtetëror.” Për të konkluduar më pas në pikën 103 “[…]se çdo mekanizëm që nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk ka mandat kushtetues, nuk mund ta kushtëzoj bashkërendimin dhe miratimin e veprimeve me institucionet kushtetuese të Republikës së Kosovës.”

 Si rrjedhojë e kësaj që u tha më lartë mund të konkludohet që:

 

  • Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. KO 43/19 për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 06/L-145, ka shpall se Ligjit nr. 06/L-145, në tërësinë e tij është i papajtueshëm me Kushtetutën;
  • Gjykata Kushtetuese në rastin nr. KO 43/19 ka bërë shqyrtimin e pretendimeve të parashtruesve të kërkesës, pra nuk ka bërë vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84.10 [Kompetencat e Presidentit], që përcakton: Presidenti i Republikës së Kosovës: […] (10) udhëheq politikën e jashtme të vendit; […]
  • Sidoqoftë, Gjykata Kushtetuese në rastin nr. KO 43/19 në lexim të përbashkët ka shtjelluar edhe parimet e përgjithshme që kanë të bëjnë me formën e qeverisjes, ndarjen e pushtetit dhe vlerat demokratike të mishëruara në Kushtetutë dhe kompetencat e institucioneve kushtetuese në raport me politikën e jashtme. Në këtë drejtim, në mënyrë përmbledhëse këto janë theksimet e Gjykatës Kushtetuese:
  • Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës, ndër të tjera, bazohet në vlerat demokratike të ndarjes së pushtetit dhe sundimit të ligjit;
  • Parimet e përgjithshme demokratike janë të bazuara në funksionimin e një varg mekanizmash institucional, të parapara me Kushtetutë dhe ligje të tjera të nxjerra nga Kuvendi;
  • Në kuadër të sistemit juridik kushtetues të gjitha normat tjera iu nënshtrohen epërsisë së normës kushtetuese;
  • Në lidhje me përfaqësimin e jashtëm të Republikës së Kosovës nga institucionet e saj kushtetuese, Gjykata rithekson detyrimin e institucioneve në fjalë, përkatësisht të Kuvendit, Presidentit dhe Qeverisë, që kompetencat e tyre në politikën e jashtme t’i ushtrojnë brenda mandatit të tyre kushtetues;
  • Çdo negocim apo veprim tjetër që ka të bëjë me lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare në emër të Republikës së Kosovës, duhet të jetë brenda detyrimeve kushtetuese që ka institucioni i Kuvendit, Presidentit dhe Qeverisë për të ushtruar kompetencat e tyre brenda frymës dhe shkronjës së Kushtetutës.
  • Institucionet e përcaktuara me Kushtetutë janë kompetente në të gjitha fazat e dialogut për arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe një kompetence e tillë nuk mund të bartet ose transferohet;
  • Institucionet kushtetuese i kanë detyrat dhe kompetencat konkrete të përcaktuara me Kushtetutë;
  • Institucionet kushtetuese kompetente në sferën e politikës së jashtme, përkatësisht Qeveria/Kryeministri dhe Presidenti, janë të obliguar për këshillim ndërinstitucional ndërmjet tyre. Por, ky obligim i bashkërendimit/këshillimit nuk shtrihet në trupa tjerë të cilët nuk janë të paraparë me Kushtetutë;
  • Çdo mekanizëm që nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk ka mandat kushtetues, nuk mund ta kushtëzoj bashkërendimin dhe miratimin e veprimeve me institucionet kushtetuese të Republikës së Kosovës. /Periskopi/
Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?