Kryeministri i ri: Richard Grenell sapo filloi ndjekjen e Avdullah Hotit

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sapo ka ndërmarrë një veprim të pritshëm por paksa frikësues: ndjekjen në Twitter të kryeministrit të ri, Avdullah Hotit. Një gjë të tillë e ka shpërndarë në Facebook gazetarja e Kohës Ditore, znj.Saranda Rama, me një mbishkrim ku shpreh dashurinë për aktin […]
Një gjë të tillë e ka shpërndarë në Facebook gazetarja e Kohës Ditore, znj.Saranda Rama, me një mbishkrim ku shpreh dashurinë për aktin në fjalë.
Grenell është sulmuar nga kryeministri në largim, Albin Kurti, se qëndronte prapa rrëzimit të qeverisë së tij më 25 mars, shkruan Periskopi.
Ambasadori në Gjermani kishte kërkuar vazhdimisht nga Kurti heqjen e pakusht të tarifës doganore (taksa 100%) ndaj mallrave të importuara nga Serbia. Një kërkesë të tillë ai e kishte arsyetuar me qëndrimin amerikan për treg të lirë mes vendeve.
Po ashtu, z.Grenell kishte qenë kundërshtues i madh i vendosjes së reciprocitetit.
Megjithatë, z.Hoti – i cil ishte zv.kryeministër i parë në Qeverinë Kurti – ka thënë se do ta hiqte menjëherë reciprocitetin për t’i lëshuar rrugë dialogut.
Mbetet të shihet nëse kjo ndjekje në Twitter do t’i përkthehet Hotit edhe në ndjekje politike në të adhmen./Periskopi













