Këto janë 8 ushqimet që nuk e dini se shkaktojnë alergji

Këto janë 8 ushqimet që nuk e dini se shkaktojnë alergji

Alergjitë janë shumë të përhapura dhe mund të prekin një numër të madh personash. Mund të shkaktohen si nga ushqimet ashtu edhe nga faktorë të jashtëm siç janë polenet e luleve apo pluhrat. Në botë numërohen rreth 170 ushqime të cilat shkaktojnë alergji, por vetëm 8 prej tyre janë më të përhapurat. Në këtë artikull […]

Në botë numërohen rreth 170 ushqime të cilat shkaktojnë alergji, por vetëm 8 prej tyre janë më të përhapurat. Në këtë artikull do të flasim për alergjitë më të zakonshme ndaj ushqimit dhe disa mënyra alternative me çfarë mund ti zëvendësoni.

Çfarë janë alergjitë ndaj ushqimit
Një alergji ndaj ushqimit shkaktohet kur trupi ka një reaksion ndaj një enzime të caktuar që futet në organizëm. Disa nga këto enzima apo proteina trupi i disa njerëzve mund ti përkthejë si të dëmshme dhe ti konsiderojë si sulme. Për tu mbrojtur trupi krijon një sërë procesesh që shkaktojnë inflamacionin. Këto reaksione të brendëshme të trupit përkthehen menjëherë edhe jashtë tij. Duke shkaktuar kështu;

Enjtje të zonës së fytyrës apo gojës

Vështirësi në frymëmarrje

Presion i ulët gjaku

Të vjella

Diarre

Kruarje të lëkurës

Në disa raste alergjitë mund t’i shkaktojnë të gjithë këto reaksione njëherazi dhe të jenë një problem shumë i rrezikshëm për shëndetin. Disa nga këto ushqime të cilat i përdorni çdo ditë j’ua shpjegojmë mëposhtë.

Qumështi i lopës

Alergjitë nga qumështi i lopës zakonisht prekin fëmijët nën moshën 3 vjeç, por edhe persona të rritur. Fëmijët në 90% të rasteve e kalojnë këtë alergji teksa rriten, kështu që në mosha madhore mund të mos jenë më të rrezikuar. Gjithësesi si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit, simptomat e alergjisë mund të fillojnë 5-30 minuta pas konsumimit të këtij qumështi. Simptomat mund të variojnë që nga enjtja e fytyrës, skuqje, kruarje, të përziera apo inflamacion të stomakut. Nëse jeni diagnostikuar nga mjeku me këtë lloj alergjie bëni kujdes të evitoni jo vetëm qumështin e lopës, por edhe produktet që e përmbajnë atë. Këtu futet djathi, gjalpi, kosi, margarina, kremi i qumështit apo akullorja.

Vezët
Alergjia ndaj vezëve është e dyta për nga më të përhapurat në të gjithë botën. Rreth 68% e personave janë alergjik ndaj vezës deri në moshën 16 vjeç. Pas kësaj moshe alergjia mund të largohet gradualisht. Simptomat e alergjive nga veza fillojnë që nga kruarjet e lëkurës, problemet me tretjen dhe problemet me frymëmarrjen. Në disa raste të veçanta këto simptoma mund të shkaktohen të gjitha sëbashku. Ajo që e shkakton alergjinë tek veza është proteina, ndaj nëse jeni alergjik ndaj të verdhave të vezës jeni edhe ndaj të bardhave të saj. Nëse shikoni që pas konsumimit të këtij ushqimi keni simptoma shqetësuese, drejtohuni menjëherë tek mjeku dhe hiqni dorë nga konsumimi i tyre. Ky përjashtim mund të mos jetë i vlefshëm edhe për të gjitha ushqimet që përmbajnë vezë. Sipas të dhënave, rreth 70% e fëmijëve të cilët vuajnë nga kjo lloj alergjie nuk përjetojnë simptoma të rrezikshme kur konsumojnë biskota apo kek me vezë.

Arrorët
Alergjitë ndaj arrorëve janë gjithashtu shumë të përhapura. Këtu përfshihen të gjithë ushqimet të cilët rriten në pemë në formën e arrive, bajameve apo fistikëve. Nëse vuani nga kjo lloj alergjie, nuk duhet në asnjë mënyrë të konsumoni ushqime që i përmbajnë këto produkte. Këshillohet përshtatja me një dietë pa arrorë, salca apo vajra të ndryshëm.

Kikirikët
Megjithëse mund të mendoni se futen në familjen e arrorëve, kikirikët janë bishatjorë. Njihen si shkaktarë të alergjive për shumë persona dhe mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin në këto raste. Zakonisht shfaqet në mosha të vogla dhe mund të zhduket gjatë jetës gjithësesi kujdesi maksimal është i nevojshëm. Nëse vuani nga kjo alergji, eleminoni menjëherë këtë ushqim nga dieta juaj.

Ushqimet e detit
Alergjitë nga ushqimet e detit shkaktohen kur trupi reagon ndaj proteinave që këto ushqime përmbajnë. Këtu futen të gjithë llojet e guackave, aragosta apo karkalecat e detit. Proteina e quajtur tropomiosinë që këto ushqime përmbajnë, mund të shkaktojnë një sërë reaksionesh në organizëm. Evitojini të gjitha këto ushqime nëse ndjeni se jeni alergjikë prej tyre.

Drithrat
Alergjia ndaj drithrave mund të zhduket gjatë 10 viteve të para të jetës, por është gjithësesi e rrezikshme. Këtu futen të gjithë ushqimet me bazë drithrat, brumërat, buka dhe çdo gjë tjetër që përmban këtë produkt.

Soja
Megjithëse nuk janë shumë të përhapura, alërgjitë ndaj sojës janë prezente në 0.4% të fëmijëve. Kjo alergji shkaktohet nga farat e sojës dhe produktet që i përmbajnë ato.

Peshku
Alergjitë nga peshku prekin rreth 2% të të gjithë të rriturve. Kjo lloj alergjie mund të zhvillohet edhe gjatë jetës dhe në mosha të mëdha. Përveç alergjive nga ushqimi disa njerëz mund të përjetojnë edhe intolerancën nga ushqime të ndryshme. Intoleranca ndaj ushqimit mund të shkaktojë efekte anësore minimale të cilat nuk prekin sistemin imunitar dhe nuk janë të rrezikshme.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar